“20 euro për hyrje nga banorët e kryeqytetit në Fushë Kosovë”-Prebreza ironizon taksën e Prishtinës

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka reaguar ndaj propozimit për vendosjen e një takse prej 10 eurosh për automjetet e regjistruara jashtë Prishtinës, duke paralajmëruar masa të ngjashme në komunën që ai drejton. Në një postim në Facebook, Prebreza ka ironizuar me këtë propozim, duke theksuar se një vendim i tillë mund të pasohet […]

Në një postim në Facebook, Prebreza ka ironizuar me këtë propozim, duke theksuar se një vendim i tillë mund të pasohet me masa reciproke.

“Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendosi taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës, si dhe taksë për hyrjen në rrugën e aeroportit në vlerë prej 10 euro”, ka shkruar Prebreza.

Ai ka shtuar me tone ironike se masa të tilla mund të zbatohen sipas nevojës.

“Çka t’na bjen n’mend ndërkohë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, masa të tilla do të ndikonin në lehtësimin e trafikut në komunën e Fushë Kosovës.

“Besoj që këto masa do të ndikojnë në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë Kosovë”, ka deklaruar Prebreza.

Reagimi i tij vjen pas debatit të hapur lidhur me propozimin e Komunës së Prishtinës, konkretisht nenin 14, paragrafi 2 të rregullores, i cili parasheh që çdo automjet i regjistruar jashtë territorit të kryeqytetit të paguajë 10 euro për hyrje në zonat e caktuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?