Avokati i Selimit: Sipas ZPS-së edhe Adem Jashari është një anëtar i pretenduar i NPK-së, të cilit s’ia përmendin emrin

Avokati i Selimit: Sipas ZPS-së edhe Adem Jashari është një anëtar i pretenduar i NPK-së, të cilit s’ia përmendin emrin

 Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts tha se sipas Prokurorisë edhe Adem Jashari është një anëtar i pretenduar i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, të cilit nuk ia përmendin emrin. Ai tha se Prokuroria e anashkalon komplet masakrën që i ka ndodhur familjes Jashari, por përmendet Adem Jashari si një person që ka marrë pjesë në […]

 Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts tha se sipas Prokurorisë edhe Adem Jashari është një anëtar i pretenduar i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, të cilit nuk ia përmendin emrin.

Ai tha se Prokuroria e anashkalon komplet masakrën që i ka ndodhur familjes Jashari, por përmendet Adem Jashari si një person që ka marrë pjesë në luftime gjatë marsit të 1998-ës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Emra që përsëriten vazhdimisht në këtë çështje gjyqësore të të gjithë NPK-së që janë diskutuar. Një emër është Adem Jashari i cili ka qenë shumë i përmendur në këtë çështje gjyqësore. Është përmendur si një person që ka marrë pjesë në luftimet e Prekazit më 1998-ën. Nga Prokuroria, e kanë këtë në dosjen e Prokurorisë… ku në fakt e anashkalojnë komplet masakrën që i ka ndodhur kësaj familje”, tha Roberts.

Roberts tha se Adem Jashari përmendet në disa takime që pretendohet se kanë ndodhur mes tij, të akuzuarve dhe personave të tjerë.

“Përmendet edhe në disa raste të tjera sikur të jetë takuar me Veselin dhe Thaçin më ’92-ën, apo që është prezantuar me Selimin nga Sylejman Selimi më 1994-ën. Po ashtu, edhe rreth datës 4 mars 1998 është takuar me zotin Selimi, Sabit Gecin, Sylejman Selimin, Remin dhe Rrahman Ramën për të diskutuar zgjerimin e UÇK-së edhe armët”, tha ai.

Geoffrey Roberts tha se nuk mund të diskutosh thelbin e NPK-së, siç pretendon ZPS-ja, dhe të pretendosh se çdo anëtar i lartë në UÇK me doemos paska qenë pjesë e NPK-së- përfshirë edhe Adem Jashari.

“Përfundimi i logjikshëm që ka nxjerrë ZPS-ja nga këto situata është që këto lidhje në mes të akuzuarve dhe zotit Jashari janë relevante për argumentet e ZPS-së sa i takon NPK-së. Unë mendoj se këtë ZPS-ja e bën sepse sipas ZPS-së edhe zoti Jashari është një anëtar i pretenduar i NPK-së të cilit ata nuk i përmendin emrin. Pram nuk mund të diskutosh thelbin e NPK-së siç pretendon ZPS-ja dhe të pretendosh se çdo anëtar i lartë në UÇK me doemos paska qenë pjesë e NPK-së përfshirë edhe zotin Jashari”, tha Roberts.

Avokati Roberts shtoi se nëse pyetet Prokuroria se a ka qenë Jashari pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, tani nuk do të jetë në gjendje që të përgjigjet.

“Shpresoj të nderuar gjykatës që ju në një moment t’i bëni këto pyetje të vështira dhe të mos e lejoni Prokurorinë që të sillet në këtë mënyrë”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?