Raportohet se së shpejti nis aksioni i intervistimit masiv për manipulimin e votave në Prizren

Raportohet se së shpejti nis aksioni i intervistimit masiv për manipulimin e votave në Prizren

Së shpejti pritet të zhvillohet një aksion i rëndësishëm hetimor në Prizren, ku dhjetëra komisionerë dhe persona të përfshirë në procesin e votimit do të merren në pyetje, në cilësinë e të dyshuarve, lidhur me dyshimet për manipulim dhe transferim të votave gjatë procesit zgjedhor. Burimet e Sinajlit, bëjnë të ditur se në këtë aksion […]

Burimet e Sinajlit, bëjnë të ditur se në këtë aksion janë angazhuar dhjetëra hetues nga Krimet Ekonomike, DKKO dhe hetues të stacioneve policore, të cilët sot do të përballen direkt me të dyshuarit, në kuadër të hetimeve që janë hapur pas dyshimeve se mijëra vota janë transferuar nga një kandidat për deputet tek një tjetër, duke ngritur alarmin për një veprim të mundshëm të orkestruar, përcjell Periskopi.

Sipas informacioneve që ka siguruar ekskluzivisht Sinjali, intervistimet nisin që në ora 08:00, ndërsa zyrtarët policorë të angazhuar janë paraqitur më herët në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku po mbahet një brifing operacional, për ndarjen e roleve, caktimin e hetuesve për secilin rast dhe mënyrën e zhvillimit të intervistimit.

Mediumi mëson se pyetjet janë përgatitur paraprakisht për secilin të dyshuar, ndërsa hetuesit do të kërkojnë përgjigje të drejtpërdrejta dhe do të bëjnë ballafaqim me prova, përfshirë edhe prova elektronike dhe filmime, që sipas burimeve, dokumentojnë manipulimet.

Po ashtu, burimet bëjnë të ditur se disa nga të dyshuarit tashmë kanë angazhuar avokat, çka pritet ta bëjë procesin e intervistimit edhe më të ngarkuar, sidomos për shkak të natyrës së dyshimeve dhe ndikimit publik që ky rast ka shkaktuar në opinion.

Hetimet në këtë drejtim janë intensifikuar pasi ditë më parë u bë e ditur se Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe materialeve nga organet kompetente, përfshirë listat e komisionerëve, vëzhguesve dhe personave të tjerë zyrtarë, si dhe materialet që lidhen me procesin e rinumërimit.

Sipas rezultateve preliminare te hetimit, ekziston dyshimi se një pjesë e manipulimeve janë kryer nga një numër i caktuar i komisionerëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që disa prej tyre të kenë përfituar edhe financiarisht.

Rasti pritet të trajtohet në kuadër të veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor, ndërsa zhvillimet e sotme pritet të jenë vendimtare për fazën e ardhshme të hetimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?