Kryeziu: Të përsëriten zgjedhjet në Prizren, ky proces nuk përmbush standardet zgjedhore për t’u certifikuar

Kryeziu: Të përsëriten zgjedhjet në Prizren, ky proces nuk përmbush standardet zgjedhore për t’u certifikuar

Drejtori i KDI, Ismet Kryeziu ka bërë kërkesë publike për përsëritjen e zgjedhjeve në komunën e Prizrenit. Sipas Kryeziut, ky proces nuk nuk e përmbysh asnjë standard zgjedhor për t’u certifikuar si proces i rregullt dhe i besueshëm. “Shkarkimi i anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, arrestimi dhe ngritja e aktakuzave ndaj mbi 100 komisionerëve […]

Sipas Kryeziut, ky proces nuk nuk e përmbysh asnjë standard zgjedhor për t’u certifikuar si proces i rregullt dhe i besueshëm.

“Shkarkimi i anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, arrestimi dhe ngritja e aktakuzave ndaj mbi 100 komisionerëve zgjedhorë, si dhe korrigjimi i votave për kandidatë të caktuar – të cilët edhe pas këtyre korrigjimeve vazhdojnë të kenë numër të mjaftueshëm votash për të siguruar mandate deputetësh – dëshmojnë se ky proces ka qenë thellësisht i kontaminuar.
Në këto rrethana, ky proces nuk e përmbush asnjë standard zgjedhor për t’u certifikuar si proces i rregullt dhe i besueshëm.
Përkundër që votat e manipuluara po anulohen, procesi prapë mbetet I komprometuar, sepse korrigjimet teknike asnjëherë nuk janë të mjaftueshme për të rikthyer besimin publik dhe për të garantuar se rezultati përfundimtar pasqyron realisht vullnetin e lirë të qytetarëve”, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Si qytetar dhe votues i Komunës së Prizrenit, shpreh shqetësimin tim, por edhe të shumë bashkëqytetarëve të mi, lidhur me cenimin e integritetit të procesit të fundit zgjedhor, ku zbulimi i parregullsive serioze dhe i manipulimeve ka prekur mbi 60 mijë vota të qytetarëve.
Shkarkimi i anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, arrestimi dhe ngritja e aktakuzave ndaj mbi 100 komisionerëve zgjedhorë, si dhe korrigjimi i votave për kandidatë të caktuar – të cilët edhe pas këtyre korrigjimeve vazhdojnë të kenë numër të mjaftueshëm votash për të siguruar mandate deputetësh – dëshmojnë se ky proces ka qenë thellësisht i kontaminuar.
Në këto rrethana, ky proces nuk e përmbush asnjë standard zgjedhor për t’u certifikuar si proces i rregullt dhe i besueshëm.
Përkundër që votat e manipuluara po anulohen, procesi prapë mbetet I komprometuar, sepse korrigjimet teknike asnjëherë nuk janë të mjaftueshme për të rikthyer besimin publik dhe për të garantuar se rezultati përfundimtar pasqyron realisht vullnetin e lirë të qytetarëve.
Edhe pse institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë vendime përfundimtare lidhur me përgjegjësinë individuale të kandidatëve, besimi në integritetin e përfaqësuesve të zgjedhur është dëmtuar rëndë. Në një demokraci funksionale, legjitimiteti i mandatit buron jo vetëm nga ligjshmëria formale, por edhe nga besueshmëria e procesit që e prodhon atë.
Gjithashtu, edhe sikur kandidatët e përfshirë do të merrnim vendim për t’u tërhequr nga të qenit deputetë për arsye etike, mendoj që votuesit e Prizrenit nuk do të duhej të penalizohen për parregullsitë që nuk i kanë shkaktuar vetë, e aq më pak që qyteti i tyre të mbetet i papërfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Prandaj, duke u mbështetur në parimet themelore demokratike dhe në të drejtën tonë qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kërkoj përsëritjen e zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit, si mjeti i vetëm proporcional dhe i drejtë për të rivendosur besimin në procesin zgjedhor dhe në përfaqësimin politik të qytetarëve.
Kjo kërkesë nuk është politike dhe nuk është e drejtuar kundër individëve të caktuar. Ajo është një kërkesë për drejtësi zgjedhore, transparencë institucionale dhe respektim të vullnetit të lirë të qytetarëve të Prizrenit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?