Identifikohen mbetjet mortore të një personi nga Gjakova që ishte zhdukur gjatë luftës

Identifikohen mbetjet mortore të një personi nga Gjakova që ishte zhdukur gjatë luftës

Koordinatori i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se është identifikuar një viktimë nga Gjakova, mbetjet mortore të së cilit ishin gjetur vite më parë në bregun e lumit Drini i Bardhë, në afërsi të Krushës së Vogël, por që është identifikuar se është Rasim Koci, qytetar nga Gjakova i cili ishte i […]

Koordinatori i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se është identifikuar një viktimë nga Gjakova, mbetjet mortore të së cilit ishin gjetur vite më parë në bregun e lumit Drini i Bardhë, në afërsi të Krushës së Vogël, por që është identifikuar se është Rasim Koci, qytetar nga Gjakova i cili ishte i regjistruar në listën e të pagjeturve.

“Mbetjet mortore janë gjetur vite më parë në bregun e lumit Drini i Bardhë, në afërsi të Krushës së Vogël. Identifikimi i Rasim Kocit, viktimë e luftës që ishte në Listën e Personave të Zhdukur, është bërë i mundur së fundmi,përmes analizës shkencore të ADN-së, si rezultat i ‘procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që gjenden në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)’”, ka njoftuar Gara.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe familja e tij përmes një postimi në Facebook në të cilin thuhet se Rasim Koci ishte arrestuar në prill të vitit 1999 nga forcat serbe, më pas ishte vrarë dhe trupi i tij ishte zhdukur. Mbetjet mortore të tij, do t’i dorëzohen familjes më 30 janar, njofton Koha.

“Pas 26 vitesh e 10 muajsh pritjeje, është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Koci (i lindur më 1957), i cili ishte zhdukur më 1 prill 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë, gjatë luftës në Kosovë. Sipas familjarëve, Rasim Mehmet Koci ishte arrestuar nga forcat serbe, më pas ishte vrarë dhe trupi i tij ishte zhdukur. Pas rreth 27 vitesh ankthi dhe pasigurie, mbetjet mortore të tij janë identifikuar dhe do t’i dorëzohen familjes të premten, më 30 janar 2026”, thuhet në njoftimin e familjes./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?