Mozzik për orën Richard Mille: Ishte lojë, VV-ja e ka personale me mua – A është në dijeni Kryeministri për këto?

Mozzik për orën Richard Mille: Ishte lojë, VV-ja e ka personale me mua – A është në dijeni Kryeministri për këto?

Reperi i njohur, Gramoz Aliu (Mozzik) ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas raportimeve të ditëve të fundit që lidhen me ndaljen e tij në aeroport dhe orën e tij luksoze të markës Richard Mille. Ai pretendon se e gjithë situata ishte një “lojë me skenar” e bërë prej vetë atij, por sipas […]

Ai pretendon se e gjithë situata ishte një “lojë me skenar” e bërë prej vetë atij, por sipas tij, prapavija është shumë më personale, raporton lajmi.net

“Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë,” ka shkruar Mozzik.

Ai iu është drejtuar edhe personave që, sipas tij, kanë qenë në detyrë natën kur ndodhi ndalimi i tij, duke i inkurajuar që të flasin hapur për presionin që kanë pasur nga figura politike.

“Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar,” shkroi ai.

Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, përmendi gjithashtu edhe problemet që, sipas tij, i janë shkaktuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

“Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë,” shtoi ai, duke theksuar se të ardhurat i ka fituar vetëm me punën dhe talentin e tij: “Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni 👍. I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro 🫡.”

Në fund të postimit të tij, Mozzik i drejtoi edhe një pyetje Kryeministrit të vendit.

“Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendësve të mi ndaj meje?!”

Ai përfundoi mesazhin me një deklaratë të drejtpërdrejtë.

“Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush 😉. Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare! Suksese!”

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya