Hasani: Fjalët e Bashës s’kanë pasoja juridike, Osmani s’ka të drejtë t’i japë mandat dikujt nëse Kuvendi s’konstituohet sipas ligjit

Hasani: Fjalët e Bashës s’kanë pasoja juridike, Osmani s’ka të drejtë t’i japë mandat dikujt nëse Kuvendi s’konstituohet sipas ligjit

Ish- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se ankesa e Listës Srpska në Kushtetuese për cështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, sipas të gjitha gjasave është e bazuar. “Gjykata duhet të vendosë tani. Besoj se nuk do të zgjasë shumë, sigurisht jo më shumë se 60 ditë. Do të vendosë nëse kërkesa […]

“Gjykata duhet të vendosë tani. Besoj se nuk do të zgjasë shumë, sigurisht jo më shumë se 60 ditë. Do të vendosë nëse kërkesa e Listës Serbe është e bazuar apo jo. Në shikim të parë mendoj se është qartësisht e bazuar, sepse Kushtetuta, tre vendime dhe rregullorja thonë se kuvendi konstituohet vetëm kur të gjithë nënkryetarët e komunitetit shqiptar, komunitetit serb dhe komuniteteve joshqiptare dhe joserbe janë zgjedhur, sepse edhe ata kanë vende të garantuara”, tha ai.

Sipas tij, nëse presidentja Osmani e mandaton dikë për të formuar qeverinë, bën shkelje kushtetuese.

“Nuk mund ta imagjinoj një situatë ku ajo nuk përfundon në gjykatë për shkelje të kushtetutës, sepse është një shkelje e qartë e Kushtetutës. Ajo nuk ka të drejtë t’i japë mandat askujt nëse kuvendi nuk konstituohet sipas ligjit dhe sipas urdhrave dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha ai.

Të shtunën, edhe pse nuk u zgjodh nënkryetari serb, kryetari i Kuvendit Dimal Basha e shpalli të mbyllur procesin e konstituimit. Ai e thirri një mbledhje të kryesisë për dje, e cila dështoi për shkak se PDK e LDK nuk shkuan.

Hasani thotë se ajo që ka thënë Basha nuk prodhon ndonjë pasojë.

“Ajo që tha ai, nuk ka pasoja juridike. Është e pavlefshme në kuptimin absolut sepse Kuvendi konstituohet vetëm nëse zgjidhen të gjithë nënkryetarët, siç ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese e Kosovës në një aktgjykim të vitit 2014, dhe në dy aktgjykime të këtij viti. Ata kanë interpretuar kushtetutën, dhe kushtetuta është e qartë kur e normon strukturën e Kuvendit dhe përbërjen e Kuvendit” ka thënë Hasani për Euroneës në gjuhën serbe.

Hasani ka theksuar po ashtu se partia në pushtet (VV), po e interpreton Kushtetutën në mënyrë dogmatike duke theksuar se kjo nuk guxon të jetë kështu, “sepse sipas asaj logjike asnjë komunitet joshqiptare nuk mund të zgjedhin kurrë nënkryetarët e tyre sepse nuk i kanë 61 vota”.

Sipas Hasanit është në dorën e gjykatës që të vendosë për modalitetet që duhet t’i ndjekë Kuvendi në aspektin kushtetues, përkatësisht zgjedhjen e dy nënkryetarëve nga komuniteti serb dhe joshqiptar./Periskopi/

Osmani mes “dy zjarresh” për çështjen e Kuvendit: T’ia mbaj “zhagun” Kurtit apo ta respektoj Kushtetutën

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?