Ekspertët paralajmërojnë: Gjykimet në mungesë për krime lufte që po i bën Kosova mund të krijojnë precedent në rajon

Ekspertët paralajmërojnë: Gjykimet në mungesë për krime lufte që po i bën Kosova mund të krijojnë precedent në rajon

Gjykimi në mungesë po konsiderohet si satisfaksion për palët e dëmtuara, ani pse nuk po arrihet prezenca e të akuzuarit. Kosova ka shpallur aktgjykimin e parë në mungesë në fund të vitit të kaluar për krime lufte, ku Çedomir Aksiq, u dënua me 15 vjet burgim. Ndërkaq, javën e kaluar është shpallur aktgjykimi i parë […]

Kosova ka shpallur aktgjykimin e parë në mungesë në fund të vitit të kaluar për krime lufte, ku Çedomir Aksiq, u dënua me 15 vjet burgim.

Ndërkaq, javën e kaluar është shpallur aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual, ku Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar me nga 15 vjet burgim Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq për këtë krim lufte.

Megjithatë, këto raste mund të përfundojnë edhe para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, thotë Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Derisa i dënuari nuk mban burgimin, ai thekson se gjykimi në mungesë nuk mjafton.

“Gjykimet në mungesë kanë goxha shumë defekte. Në rend të parë nuk është prezenca e të akuzuarit, çështja tjetër është që sipas disa standardeve ndërkombëtare që lejohet gjykimi në mungesë por në raste krejt specifike dhe nuk është fare e rekomanduar që gjykimet në mungesë të bëhen një rregull, siç po ndodhë tani në Kosovë. Mund të jenë gjykime jo të drejta edhe kur e them këtë shërbehem më shumë me përvojën e Kroacisë, sepse Kroacia i ka zbatuar gjykimet në mungesë me vite të tëra, mirëpo shumë raste pastaj janë dërguar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe ato aktgjykime i ka parë si të kundërligjshme kjo gjykatë. Dhe shumë lehtë mund të ndodhë në një të ardhme kur Kosova bëhet pjesë e Këshillit të Evropës që raste të tilla të përfundojnë para kësaj gjykate dhe pastaj këto aktgjykime të prishen”, shprehet Blakaj.

Gjykimi i parë në mungesë ka filluar në nëntor të vitit 2023 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore.

Në rast se i akuzuari arrestohet, Blakaj thotë se mund të kërkojë rigjykim dhe rasti të kthehet në pikën zero.

“Në fillim ndoshta sipërfaqësisht familjarët e viktimave apo viktimat vetë e kanë një lloj satisfaksioni që është dënuar dikush për krimin ndaj tyre. Megjithatë me kalimin e kohës, ajo nuk është e mjaftueshme, sidomos rasti ku i dënuari në mungesë nuk arrestohet dhe nuk mban asnjë ditë burgim dhe kjo pastaj kthehet si një lloj dhimbje tjetër për familjarët e viktimave. Dhe në rastin më të mirë ku po e zëmë se dikush i cili është dënuar me një aktgjykim të plotfuqishëm në mungesë, është arrestuar, atëherë ai automatikisht ka të drejtë që të kërkojë rigjykim. Pra, gjykimi do të kthehet në fazën fillestare dhe prapë këto viktima do të ftohen që ta japin deklaratën e vet dhe është një lloj procesi i cili është goxha i dhimbshëm”, shton ai.

Situata të tilla përmend edhe Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili thotë se janë të rregulluara në bazë të gjykimit në mungesë.

“Më shumë kuptohet si një satisfaksion tek palët e dëmtuara, si proces gjyqësor që palët e dëmtuara tashmë e kanë në dorë një vendim të gjykatës që e ka shpallur një dikë fajtor dhe ja njeh të drejtën për kërkesë të pasurisë juridike, sesa realisht një dënim që i shqiptohet personit të akuzuar. Personi nuk shkon në vuajtje të dënimit, personin ti nuk e ke prezent që e dënon. Pra, është më shumë një satisfaksion për palën e dëmtuar. Mirëpo, nëse personi kapet me një vendim të formës së prerë, personi ka të drejtën dhe i garantohen të gjitha garancitë qoftë ligjore, vendore por edhe ndërkombëtare që e parashohin gjykimin në mungesë që i njëjti të bëjë kërkesë për rishqyrtim dhe për rinisje të procesit gjyqësor”, deklaron ai.

Me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale parashihet gjykimi në mungesë.

Gjykimi në mungesë mund të procedohet vetëm pasi të dërgohen pesë ftesa në shtetin përkatës, e të jenë shpallur në kërkim për hetim në procedurë penale për së paku gjashtë muaj në gazetën zyrtare.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civilë, mbi 20 mijë gra e burra të dhunuar seksualisht, mbi gjashtë mijë të zhdukur, prej tyre 1.600 vazhdojnë të jenë të pagjetur e më shumë se 800 mijë persona të zhvendosur gjatë viteve 1998–1999. Por Serbia vazhdon t’i mohojë të gjitha këto krime të kryera në Kosovë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?