Kryekuvendarja shqiptare: Të përshpejtohet anëtarësimi të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Kryekuvendarja shqiptare: Të përshpejtohet anëtarësimi të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë. Ajo u prit atje nga homologia e saj bullgare, Nataliya Kiselova. Spiropali aty tha se bashkëpunimi i ngushtë parlamentar mes të dyja shteteve do të vijojë nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, grupeve të miqësisë, komisioneve […]

Spiropali aty tha se bashkëpunimi i ngushtë parlamentar mes të dyja shteteve do të vijojë nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe deputetëve.

“Ky ndërveprim do të rritet edhe në kuadrin e sfidave të lidershipit të Kuvendit në procesin e integrimit evropian, për të cilin kemi edhe mbështetjen politike e teknike të Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë. Ne, shqiptarët, jemi krenarë që kemi nje vend mik e partner si Bullgaria, e cila është ndër mbështetësit më të fuqishëm të objektivit tonë kombëtar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”.

“Shqipëria është në pararojë të vendeve kandidate drejt BE-së dhe konstatojmë me kënaqësi që ky plan, i cili ka fituar mbështetjen e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe parlamenteve të mjaft vendeve anëtare, ka edhe mbështetjen e vendosur të Asamblesë Kombëtare dhe të Bullgarisë”, u shpreh Spiropali.

E njëjta tha se: “Përshpejtimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një proces i mbështetur në meritën dhe një prioritet i zgjerimit, është i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian. Jetojmë në kohë të trazuara dhe një Evropë më e madhe do të thotë një Evropë më e fortë dhe më e sigurt”. /

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?