Fillon seanca e rëndësishme në Gjykatën Speciale, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po marrin pjesë fizikisht

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të bëhet i ditur vendimi lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime të pretenduara të luftës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po paraqiten fizikisht në këtë seancë. […]
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po paraqiten fizikisht në këtë seancë.
Ata kishin kohë deri më 12 qershor për ta dorëzuar mocionin për rrëzimin e akuzave. Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërkaq pati kohë të përgjigjet deri më 7 korrik.
Vendimi për mocionin që do të bëhet publik sot, pritet ta përcaktojë edhe rrjedhën e vazhdimit të këtij procesi gjyqësor.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në një proces të stërzgjatur dhe të kritikuar shumë.












