Deklaratat e zyrtarëve qeveritarë për intervistimin e Faton Pecit, reagon IKD: Janë ndërhyrje në drejtësi

Deklaratat e zyrtarëve qeveritarë për intervistimin e Faton Pecit, reagon IKD: Janë ndërhyrje në drejtësi

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes një reagimi për media ka shprehur keqardhje për vazhdimin siç kanë thënë ata të mbrojtjes sistematike dhe institucionale nga partia në pushtet për secilin zyrtar të lartë publik që është subjekt i hetimit për vepra penal të korrupsionit. “Vazhdimësia e deklaratave të ministreve në detyrë, znj. Gërvalla dhe […]

“Vazhdimësia e deklaratave të ministreve në detyrë, znj. Gërvalla dhe znj. Haxhiu pas aksionit të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke ofruar mbrojtje institucionale ndaj personave subjekt të hetimit për afera korruptive, cenon rëndë vlerat dhe parimet e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe paraqet promovim të kulturës së pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e IKD-së.

IKD shton se deklaratat e akterëve politik që i cilësojnë aksionet e Prokurorisë si “inskenim i gërditshëm” dhe si “hakmarrje” janë të papërgjegjshme dhe përbëjnë tentim për të denigruar punën e prokurorëve të PSRK.

“Deklaratat e tilla, ashtu siç e kemi thënë në vazhdimësi, përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe të papranueshme në sistemin e drejtësisë, dëmtojnë dhe rrezikojnë pavarësinë institucionale të Prokurorisë si dhe cenojnë besimin e publikut jo vetëm në institucionet e drejtësisë por edhe tërë sistemin publik të Republikës së Kosovës. Deklarata të tilla janë në kundërshtim me thirrjet dhe rekomandimet e publikuara në raporte vendore dhe ndërkombëtare ku kërkohet të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë dhe parimi i ndarjes së pushteteve”, thuhet tutje në reagim.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, përdorimi i pozitës politike për të sulmuar personalisht prokurorë që janë në ushtrim të detyrës zyrtare për hetimin e dyshimeve për korrupsion është praktikë e dëmshme që cenon ndarjen e pushteteve dhe krijon precedentin e rrezikshëm të pandëshkueshmërisë për zyrtarët e lartë të pushtetit.

IKD thekson se praktika e këtij lloji, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe me pritjet e qytetarëve për sistem të drejtësisë të pavarur dhe të paanshëm.

“Në anën tjetër, sulmet e tilla përbëjnë shembull të keq për qytetarët, veçanërisht në një kontekst ku është thelbësore ndërtimi i besimit të publikut ndaj institucioneve të drejtësisë. Në vend që të garantojnë transparencë dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë, përfaqësues të Qeverisë në detyrë dhe të partisë Guxo kanë zgjedhur rrugën e përballjes publike për të mbrojtur një ministër nga hetimi”, thuhet në reagim.

Tutje theksohet se pavarësisht se çfarë pozite mban një individ, askush nuk është mbi ligjin.

“Çdo pretendim për abuzim me detyrën publike duhet të hetohet pa ndërhyrje dhe pa presion politik. Kjo qasje paraqet respektim të standardeve të qeverisjes së mirë dhe nuk nënkupton paragjykim të fajësisë. Deklaratat e znj. Gërvalla përbëjnë përpjekje për të frikësuar dhe diskredituar organet e ndjekjes penale, gjë që përbën rrezik serioz për funksionimin demokratik të institucioneve. Instituti i Kosovës për Drejtësi thekson se qëndrime të tilla përbëjnë rrezik për rrënimin e sundimit të ligjit në vend. Qëndrimet e Ministres në detyrë dhe të Partisë Guxo e bëjnë edhe më të vështirë luftën kundër korrupsionit, të cilën qeveria Kurti 2 pretendonte ta kishte pasur prioritet”, është thënë mes tjerash në reagimin e IKD-së.

IKD rikujton se reforma në drejtësi nuk mund të bëhet përmes presioneve, sulmeve dhe linçimeve ndaj prokurorëve, por përmes politikave të mirëfillta të ndërtuara mbi parimet e pavarësisë institucionale, transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Sipas tyre tentativa për të delegjitimuar punën e prokurorisë nuk është reformë, por është pengesë serioze ndaj saj.

“Ftojmë të gjithë akterët politikë, përfshirë partinë në pushtet dhe ministrat në detyrë, që të përmbahen nga deklaratat denigruese ndaj sistemit të drejtësisë, të lejojnë që institucionet përkatëse të kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe të mos përdorin institucionet e shtetit për të mbrojtur interesa personale apo partiake. Në një demokraci funksionale, prokuroria nuk duhet sulmuar por duhet mbështetur në punën e saj për drejtësi”, thuhet në reagim./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?