Osmani: Pa SHBA-të dialogu është më i dobët, me të marrëveshjet janë më të realizueshme

Osmani: Pa SHBA-të dialogu është më i dobët, me të marrëveshjet janë më të realizueshme

Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë. Në fjalimin e saj, presidentja foli për aleancën e përhershme me SHBA-në, për dialogun me Serbinë e për një sërë temash tjera. Gjatë këtij qëndrimi në Antalia, ajo ka takuar edhe presidentin turk dhe atë sirian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës […]

Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë. Në fjalimin e saj, presidentja foli për aleancën e përhershme me SHBA-në, për dialogun me Serbinë e për një sërë temash tjera. Gjatë këtij qëndrimi në Antalia, ajo ka takuar edhe presidentin turk dhe atë sirian.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë dy aleatët që kanë ndihmuar shumë Kosovën ndër vite. Kështu tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë, me temë “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”.

Osmani, e cila po qëndron në Antalia me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për rrugëtimin e Kosovës nga lufta e tutje.

“Ne jemi një shembull i mirë që u rrit nga zero, nga hiri, disa gjëra që ishin tërësisht të rrënuara për toke për shkak të diktatorit, për shkak të regjimit dhe gjenocidit por përsëri kombi ynë është një shembull i asaj se si bota u bashkua dhe nuk i mbylli sytë para vuajtjeve dhe represionit të popullit që po vuanin me shekuj të tërë”, tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës .

Sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, Osmani tha se pas njohjes nga Kenia, vendi ka filluar një momentum të ri për njohje të reja, por se këtë po e vështirëson propaganda e Serbisë dhe shteteve të tjera diktatoriale.

E para e shtetit foli edhe për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura.

“Kur flasim për dialogun me Serbinë, e ritheksoj se dialogu është për njohje të ndërsjellë, deri tani kemi diskutuar për lirinë e lëvizjes, mallrave, të zhdukuri, për çka Serbia duhet të hap arkivat e veta nga vitet e 90-ta në mënyrë që të gjenden trupat e të zhdukurve, shumica prej të cilëve janë fëmijë. Por, Serbia po dëshmon që s’është për dialog, por vetëm ne”, tha presidentja e vendit.

Osmani përsëriti rolin e rëndësishëm që SHBA-të kanë në dialog.

“Gjithmonë kam kërkuar përfshirje nga SHBA-të sepse kjo tregon që në këto vite pune dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar dhe sa më i fuqishëm që është roli i SHBA-së, marrëveshjet do të jenë më të realizueshme dhe nëse nuk është e përfshirë SHBA-ja, procesi do të jetë më i dobët”, shtoi ajo.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Osmani është takuar edhe me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan për të cilin tha se është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses.

Ajo ka theksuar se Erdogan është një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë.

Po ashtu, Osmani ka takuar edhe presidentin e Sirisë, Ahmet al Sharaa (Ahmed al Shirau), me të cilin ka biseduar për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas saj, Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta, dhimbjen e luftës, shpërnguljen dhe sfidën e rindërtimit./ Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?