Lista Serbe i reagon Gërvallës: Gënjeshtër e pastër, mund të jetë dëshirë e tyre por ne nuk e votojmë Kurtin

Lista Serbe i reagon Gërvallës: Gënjeshtër e pastër, mund të jetë dëshirë e tyre por ne nuk e votojmë Kurtin

Lista Serbe tha se është “gënjeshtër e pastër” pretendimi se disa deputetë të kësaj partie do të votonin për një Qeveri të mundshme të Kosovës, që do ta propozonte Lëvizja Vetëvendosje, siç paralajmëroi mbrëmë kryetarja e GUXO, Donika Gërvalla Schwarz. Sipas Listës Serbe, këto “gënjeshtra”, po i përhap LVV-ja, pasi ato, siç thuhet në reagim […]

Lista Serbe tha se është “gënjeshtër e pastër” pretendimi se disa deputetë të kësaj partie do të votonin për një Qeveri të mundshme të Kosovës, që do ta propozonte Lëvizja Vetëvendosje, siç paralajmëroi mbrëmë kryetarja e GUXO, Donika Gërvalla Schwarz.

Sipas Listës Serbe, këto “gënjeshtra”, po i përhap LVV-ja, pasi ato, siç thuhet në reagim “duket se u shërbejnë në lojërat e tyre të brendshme”.

“Duke pasur parasysh deklaratat që vijnë nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kurtit, dëshirojmë të theksojmë publikisht se mbështetja e paralajmëruar e pretenduar nga deputetët e Listës Serbe është një gënjeshtër e pastër. Ndoshta kjo është dëshira e tyre, një insinuatë apo diçka e tretë, por ne e përsërisim qartë dhe publikisht se kjo është e pavërtetë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

“Jemi absolutisht të sigurt se edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes janë të vetëdijshëm për këtë, por gënjeshtrat që ata përhapin duket se u shërbejnë në lojërat e tyre të brendshme, prandaj i hedhim poshtë edhe publikisht”, thuhet tutje në reagim.

Lista Serbe u tha votuesve të saj se “nuk do t’i tradhtojë kurrë”.

“Me krenari dhe përgjegjësi e respektojmë secilën nga 40.000 votat që na i kanë dhënë bashkatdhetarët tanë në zgjedhjet e fundit, në mënyrë që të luftojmë për interesat e popullit serb brenda parlamentit në Prishtinë”, thuhet në reagim.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, kishte folur për mundësinë që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë e re të Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurtin.

“Ekziston rreziku që ata kur e shohin që ne i kemi numrat të japin votën dhe ky rrezik na është komunikuar tash së voni”, ka thënë ajo në një intervistë për Tëvë1.

Një gjë e tillë, sipas Gërvallës, është mirë e menduar dhe shërben për ta “diskredituar para opinionit shqiptar këtë koalicion”.

“Është një paralajmërim që mund të jetë një pjesë e tyre, mund të ketë një ndarje të Listës Serbe, që për të diskredituar para opinionit shqiptar këtë koalicion japin votën të cilën nuk ua ka kërkuar askush dhe ne duhet ta përgatisim opinionin që një gjë e tillë mund të ndodh”, ka shtuar ajo.

Kryediplomatja kosovare ka mohuar në mënyrë kategorike çdo bashkëpunim eventual me Listën Serbe.

“Ne jemi shumë të qartë se me Listën Serbe nuk ka bashkëpunim, nuk ka sot, nuk ka pasur dje dhe nuk do të ketë nesër”./Periskopi/

Gërvalla: Ekziston rreziku që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë Kurti 3

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?