E rëndë: Burri në Munih ther me thikë gruan në sy të djalit 7-vjeç, raportohet se të dy janë nga Kosova

E rëndë: Burri në Munih ther me thikë gruan në sy të djalit 7-vjeç, raportohet se të dy janë nga Kosova

Një person i dyshuar, Samson K. (33-vjeç) raportohet të ketë therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçe). Raportohet se viktima ka pranuar pesë therje me thikë. Siç raporton media gjermane “Bild”, i dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë, […]

Një person i dyshuar, Samson K. (33-vjeç) raportohet të ketë therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçe).

Raportohet se viktima ka pranuar pesë therje me thikë.

Siç raporton media gjermane “Bild”, i dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë, transmeton Periskopi.

 

Samson dhe Sabrina kanë qenë të martuar për disa vite, dhe kanë dy fëmijë bashkë: një vajzë katër vjeçe dhe një djalë 7-vjeç.

Raporti mes dy kosovarëve ka qenë i çarë për vite, dhe thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Sipas informacioneve që ka siguruar BILD, Samson K. veçse ka qenë i dënuar për sulm dhe dhunë.

Më 17 janar, 2024, ai kishte goditur me shuplakë Sabrinën në fytyrë dhe ia kishte shkulur flokët. Për pasojë, viktima kishte përfunduar me buzë të ënjtur dhe e gjakosur, e me disa gërvishtje në fytyrë.

Bashkëshorten e tij pas një vendimi gjykate. Ai nuk ishte lejuar as t’i afrohet apartamentit më afër se 100 metra. Këtë vendim, ai e kishte shkelur katër herë. Vendimi ka qenë në fuqi deri më 19 korrik, 2024.

E të martën e kësaj jave ndodhi sulmi brutal. Mesditën e së martës, raportohet se Samson K. kishte dashur ta merrte të bijën nga kopshti. Por, drejtuesit e kopshtit nuk ia kishin dorëzuar atij 4-vjeçaren, e kishin informuar nënën e cila me shpejtësi kishte mbërritur në kopsht dhe e kishte marrë fëmijën. Sabrina K. e kishte dërguar të bijën te shtëpia e një mikeje, dhe kishte shkuar ta merrte të birin nga shkolla.

Sulmi ndodhi në sy të të birit

Kur ajo pothuajse mbërriti në prag të shtëpisë së saj bashkë me djalin 7-vjeç, bashkëshorti i saj duket se e kishte e përcjellë. Me një thikë të vogël, Samsoni thuhet ta ketë therur Sabrinën në sy të djalit të tyre.

E plagosur rëndë, Sabrina u rrëzua përtokë, bashkëshorti i saj qëndroi aty deri në arrestim. Thuhet se ai u tha dëshmitarëve: “Nuk e dini se çfarë më bëri ajo”.

Se çfarë ka dashur të thotë ai me këtë, nuk dihet. Një mike i tha BILD-it: “Kur u arrestua, më shikoi me fytyrë të ngrirë në sy”.

Një zyrtare policore u kujdes për fëmijët e çiftit. Ajo mori për dore vajzën e vogël dhe e çoi në një hapësirë me lodra.

Një polic tjetër po luante me të birin. Se çka do të ndodhë me ta, ende nuk dihet pasi s’ka informacione nëse ata kanë ndonjë të afërm në Gjermani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?