Dea Mishel, Argjira Spanca, Agnesa Vuthaj, Sara Gjordeni dhe nëna e Eglit, dalin njëra pas tjetrës për t’i dhënë një mesazh

Dea Mishel, Argjira Spanca, Agnesa Vuthaj, Sara Gjordeni dhe nëna e Eglit, dalin njëra pas tjetrës për t’i dhënë një mesazh

Një surprizë e madhe priti Eglin në finalen e Big Brother, ku u përball me motrën e saj, Ejonën. Ejona i tregoi se ishte aty për një arsye. Ajo i kujtoi Eglit se kur kishte dalë njëherë më parë, kishte qenë në një gjendje shumë të keqe, dhe ajo i kishte thënë të mos rikthehej […]

Ejona i tregoi se ishte aty për një arsye. Ajo i kujtoi Eglit se kur kishte dalë njëherë më parë, kishte qenë në një gjendje shumë të keqe, dhe ajo i kishte thënë të mos rikthehej më.

Por tani që Egli ka arritur deri në finale, Ejona pranoi se ka qenë e gabuar që nuk ka dashur rikthimin e saj, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Foto: Screenshot/YouTube

Pas këtij momenti të ndjerë, Ejona e mori Eglin dhe e çoi në studion e Big Brother, ku e priste një surprizë shumë e bukur, ku vajza të njohura dolën njëra pas tjetrës për të folur për Eglin.

E para që u shfaq ishte Dea Mishel. Ajo tha: “Nëse i nënshtrohesh dashurisë nuk është dobësi. Dëshiroj që këtë dashuri pa kushte t’ia falësh vetes tënde sepse je një yll.”

Foto: Screenshot/YouTube

E dyta ishte Argjira Spanca. Ajo tha: “Sot na tregove mësimin më të madh që mund ta mësosh – si ta duash veten.”

Më pas ishte Agnesa Vuthaj. Ajo tha: “Egli kishte një forcë të rrallë, kishte guximin të ishte e vërtetë edhe kur ishte e lënduar. Ji vetvetja, guxo, jeto, dashuro sepse lojën e jetën në fund e fiton ajo që guxon, si ti Egli.”

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje erdhi Sara Gjordeni. Ajo tha: “E ke merituar finalen plotësisht. Je një grua që kalove një det të madh trazirash. Unë do të të jap një këshillë – kur të dalësh nga këtu mos lexo asnjë mesazh negativ. Merre kohën të pish kafen e mëngjesin, të rrish me njerëzit që të duan. Jeta do të të japë shumë gjëra të bukura kur të dalësh nga këtu.”

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas erdhi nëna e saj, e cila tha: “Unë dhe Babi jemi krenarë për vajzën me shpirtin e madh, tepër shumë të ndjeshme. Jemi shumë krenarë me ty, zemra ime.”

Një natë e mbushur me emocione të forta dhe dashuri, që Egli do ta mbajë mend përgjithmonë. /Periskopi/

Foto: Screenshot/YouTubehttps://www.youtube.com/watch?v=R3aU4IGP4LQ

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya