11 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë ndaj dy ish-hetuesve të akuzuar për korrupsion

11 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë ndaj dy ish-hetuesve të akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy ish-policëve Lutfi Menxhiqi dhe Lavdim Osmani, duke i dënuar me dënim unik (së bashku) me 11 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për korrupsion. Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Sulltane Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi“. Sipas […]

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Sulltane Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Osmani për veprën penale në bashkëkryrerje “Marrje ryshfeti” u dënua me 4 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Kurse, për pikat 3 dhe 4 u dënua me 3 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Ndaj tij, u shpall dënim unik me burg 6 vite dhe gjobë 4 mijë euro.

Edhe, Menxhiqi për veprën e parë u dënua me 4 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Kurse, për pikat e tjera për këtë të akuzuar, gjatë shpalljes, nuk u theksua dënimi i shqiptuar.

Ndaj Menxhiqit, u shpall dënim unik prej 5 vite burgim dhe 4 mijë euro gjobë, përcjell Periskopi.

Në dënimin e shqiptuar, dy të akuzuarve iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Në rast se nuk e paguajnë gjobën, e njëjta iu zëvendësohet me burg, ku një ditë burg llogaritet në 20 euro gjobë.

Dy të akuzuarve iu ndalohet edhe ushtrimi i funksioneve publike në administratë publike apo shërbim publik në kohëzgjatje prej 5 vite.

Të njëjtit obligohen t’i paguajnë edhe shpenzimet e procedurës penale dhe atë nga 50 euro për paushall gjyqësor dhe nga 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

I dëmtuari udhëzohet në konstest të rregullt juridiko-civil.

Po ashtu, sipas aktgjykimit, konfiskohen paratë-nga Lufti Menxhiqi shuma prej 9 mijë euro, kurse nga Lavdim Osmani 1 mijë e 300 euro. Sekuestrohen edhe armët e gjetura nga Menxhiqi gjatë bastisjes.

Ndaj këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës, më 14 shkurt të vitit 2022, kishte shpallur fajtorë Osmanin dhe Menxhiqin duke i dënuar në total me 12 vite burgim dhe me 8 mijë euro gjobë.

Mirëpo, Gjykata e Apelit, më 3 maj 2023, ka marrë vendim, përmes të cilit ka anuluar aktgjykimin e Themelores dhe ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj Menxhiqit dhe Osmanit.

Vendimi i Apelit për këtë çështje erdhi pas mbajtjes së seancës në këtë Gjykatë më 5 prill 2023, ku edhe ishin shqyrtuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, për Lavdim Osmanin- avokati Muhamet Mujaj dhe për Lutfi Menxhiqin- avokati Skender Musa.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 30 qershor 2020, Osmani dhe Menxhiqi, akuzohenshin se në fillim të muajit nëntor 2019, në cilësinë e hetuesve në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kishin pranuar ryshfet nga Driton Berisha dhe D.H, në mënyrë që mos të ndërmarrin veprime për luftimin e lojërave të fatit.

Detajet nga aktakuza mund t’i gjeni: KËTU.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?