Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri: Partitë dorëzojnë sot emrat e kandidatëve për deputetë

Kur ka nisur numërimi mbrapsht për dorëzimin e listave zyrtare për deputetë në KQZ, partitë politike po vijojnë konsultimet e fundit për të ‘vulosur’ ekipin me të cilin do garojnë në parlamentaret e 11 majit. Kryesocialisti Edi Rama, sikurse në ditët e fundit, do të diskutojë edhe paraditen e të mërkurës emrat që vijnë nga […]

Kur ka nisur numërimi mbrapsht për dorëzimin e listave zyrtare për deputetë në KQZ, partitë politike po vijojnë konsultimet e fundit për të ‘vulosur’ ekipin me të cilin do garojnë në parlamentaret e 11 majit.

Kryesocialisti Edi Rama, sikurse në ditët e fundit, do të diskutojë edhe paraditen e të mërkurës emrat që vijnë nga diaspora, raporton Top Channel, transmeton Periskopi.

Këtë do ta bëjë me atë që njihet si Këshilli i Diasporës, një organizëm brenda në PS, udhëhequr nga drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla.

Do të jetë ora 18:00 e të Mërkurës kur Rama dhe Kryesia Socialiste do të hartojnë listën finale për ta dorëzuar në KQZ para orës 24:00.

Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit sipas formulës, drejtuesit politik, gratë dhe të rinjtë në listën e mbyllur, ndërsa të tjerët në listën e hapur në një garë të fortë mes veti.

Nga ana tjetër, edhe kampi blu po bën gati listën. Kryetari i PD-së, Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet të mërkurën në orën 17:00, ndërsa Këshilli Kombëtar në orën 19:00.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?