Zelensky reagon nga Finlanda: Putin nuk është gati t’i japë fund luftës, do të flas me Trump për detajet e bisedës

Zelensky reagon nga Finlanda: Putin nuk është gati t’i japë fund luftës, do të flas me Trump për detajet e bisedës

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky ka reaguar për herë të parë, pas dakordësimit mes dy presidentëve, Trump dhe Putin për një armëpushim 30-ditor të energjisë. Nga Finlanda ku ndodhet për një vizitë zyrtare, predidenti ukrainas Voldymyr Zelensky  tha në një konferencë për mediat se kushtet e Vladimir Putin tregojnë se ai nuk është gati të “përfundojë” […]

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky ka reaguar për herë të parë, pas dakordësimit mes dy presidentëve, Trump dhe Putin për një armëpushim 30-ditor të energjisë.

Nga Finlanda ku ndodhet për një vizitë zyrtare, predidenti ukrainas Voldymyr Zelensky  tha në një konferencë për mediat se kushtet e Vladimir Putin tregojnë se ai nuk është gati të “përfundojë” luftën dhe se “synon të dobësojë Ukrainën”.

“Ne e kemi mbështetur gjithmonë idenë për të mos sulmuar energjinë (infrastrukturën) me asnjë armë,” tha ai në një konferencë shtypi në Helsinki, teksa shtoi se shpreson të flasë me Trump për të mësuar më shumë detaje rreth telefonatës së tij me Putinin.

I pyetur nëse Ukraina është e gatshme të përputhet me pozicionin e Moskës dhe të ndalojë së sulmuari infrastrukturën energjetike të Rusisë, Zelensky tha se vendi i tij dhe Rusia “mund të arrijnë marrëveshjen për të mos goditur infrastrukturën energjetike” me mbështetjen e ndërmjetësimit të SHBA.

Më herët, Kremlini tha se Putini kishte rënë dakord për ndalimin për një periudhë 30-ditore, pas bisedimeve të larta midis liderit rus dhe homologut të tij amerikan Donald Trump.

Por Zelensky shtoi se “nuk mund të ndodhë që Rusia të godasë sektorin tonë energjetik dhe ne do të heshtim. Ne do të përgjigjemi.”

“Por të dyja palët ruse dhe ukrainase mund të pushojnë së sulmuari sektorin e energjisë, pala jonë do ta mbështesë këtë”, tha ai, duke shtuar se ishte “pjesë e propozimit tonë, për qiellin dhe detin”.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Moska duhet t’i kthejë të gjithë të burgosurit si “një demonstrim i vullnetit dhe dëshirës për t’i dhënë fund luftës”. Zelensky shtoi se nëse të burgosurit ukrainas do të ktheheshin, ata nuk do të ktheheshin në vijën e frontit.

“Asnjëherë. Ata kanë nevojë për ndihmë, ndihmë mjekësore, rehabilitim, ka njerëz të plagosur rëndë,” tha ai./Periskopi/

Trump deklarohet pas bisedës telefonike me Putinin: Ishte shumë e mirë dhe produktive

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?