Zeka: Vonesa e formimit të institucioneve dëmton ekonominë dhe rëndon sektorin privat

Zeka: Vonesa e formimit të institucioneve dëmton ekonominë dhe rëndon sektorin privat

Vonesat në formimin e institucioneve të reja, siç janë Kuvendi dhe Qeveria, kanë një ndikim të dëmshëm mbi sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, derisa nënvizon se edhe çështja politike e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vijon të jetë problemi më i […]

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt. Partia e parë nga këto zgjedhje ka dalë Vetëvendosje, e dyta PDK-ja. Ndërsa, LDK e treta dhe koalicioni AAK-Nisma është renditur i katërti. Pas publikimit të rezultateve përfundimtare.

Në një intervistë për KosovaPress, Zeka thotë se investitorët, si ata të brendshëm ashtu edhe ata të jashtëm, kërkojnë një stabilitet politik dhe një pushtet ekzekutiv dhe legjislativ të qartë për të siguruar një mjedis të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.

“Investitorët edhe të brendshëm dhe të jashtëm kërkojnë stabilitet politik, qartësi rregullative dhe kërkojnë një pushtet ekzekutiv, dhe legjislativ me të cilin mund të punojnë, mund t’i ndajnë shqetësimet e tyre dhe tek të cilët mund t’i ofrojnë edhe rekomandimet e tyre ashtu që të njëjtat të mund të përmirësohen ose zbatohen pastaj…Çfarëdo vonese në konstituimin e Kuvendit po edhe krijimit të qeverisë së re do të ishte problematikë edhe për ndërmarrjet e sektorit privat, edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi”, thotë Zeka, transmeton KosovaPress.

Zeka nënvizon po ashtu se çështja politike e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore që pengon progresin e Kosovës, duke ndikuar siç thotë ai në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Sa i përket cilësisë së raporteve ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, është thënë nga ana e administratës së kaluar disa herë që cilësia është përkeqësuar, sidomos në periudhën e fundit. ShBA-të nuk kanë kërkuar nga Kosova asgjë më shumë sesa të zbatojë zotimet që ka marrë përgjatë viteve të kaluara, përfshirë marrëveshjen e Ohrit dhe teknikalitetet që kanë derivuar nga marrëveshja. Për të cilat natyrisht, Qeveria e Kosovës dhe shteti i Serbisë nuk kanë qenë shumë të gatshme për t’i zbatuar. Ndajmë të njëjtin mendim me qeverinë e ShBA-ve dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që kjo çështje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështje pazgjidhur vijon të jetë problemi më i madh për Kosovën dhe rrjedhimisht kurrfarë progresi të dukshëm nuk mund të kemi për aq kohë sa një problem i tillë rëndon mbi Kosovën dhe mbi gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat në të njëjtën kohë janë në fund të listës së shteteve brenda kontinentit të Evropës për sa i përket nivelit të zhvillimit ekonomik”, thotë Zeka.

Ndërsa, foli edhe për raportet mes ShBA-ve dhe Kosovës. Sipas tij, nuk ka ndonjë risi, udhërrëfim, ose vendim tjetër që mund të ndikojë në raportet ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës.

“Për momentin ka një vazhdimësi të politikave të cilat administrata e mëhershme i ka aplikuar karshi Kosovës. Nuk ka ndonjë risi, udhërrëfim, ose vendim tjetër që mund të ndikojë në raportet ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës. E kemi parë ndoshta edhe në rastin e Bosnjë dhe Hercegovinës, nuk e di sa është e drejtë të të heqim një paralele të tillë. Megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë në të cilën dënon veprimet e njërës palë që synon të minojë funksionimin e Bosnjë-Hercegovinës sipas parimeve të Marrëveshjes së Dejtonit. Që do të thotë se, nëse tërheqim një paralele të ngjashme, administrata amerikane mund të ketë të njëjtën qasje edhe ndaj Kosovës, ashtu siç ka aplikuar edhe gjatë viteve të fundit”, thotë Zeka.

Ai gjithashtu kritikon mungesën e një dialogu të efektshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, duke përmendur se Oda Ekonomike Amerikane ka dorëzuar te institucionet mbi 70 komente dhe rekomandime ligjore gjatë katër viteve të fundit, por shumë prej tyre sipas tij nuk janë marrë parasysh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?