Trump rriti tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, BE përgjigjet me kundërmasa

Trump rriti tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, BE përgjigjet me kundërmasa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarisht ka rritur tarifat ndaj të gjitha importeve të çelikut dhe aluminit në 25 për qind më 12 mars, duke premtuar se tarifa do të ndihmojë krijimin e vendeve të punës në fabrikat në SHBA, në një kohë kur kërcënimet e tij me tarifa kanë tronditur tregun global. […]

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarisht ka rritur tarifat ndaj të gjitha importeve të çelikut dhe aluminit në 25 për qind më 12 mars, duke premtuar se tarifa do të ndihmojë krijimin e vendeve të punës në fabrikat në SHBA, në një kohë kur kërcënimet e tij me tarifa kanë tronditur tregun global.

Bashkimi Evropian tha se do të përgjigjet ndaj hyrjes në fuqi të tarifave amerikane me kundërmasa.

Trump hoqi të gjitha përjashtimet e bëra nga tarifat e vendosura nga ai më 2018 ndaj metaleve, duke rritur po ashtu tarifat për aluminin nga 10 në 25 për qind.

Ndaras, Trump ka vendosur tarifa të veçanta ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës dhe po ashtu ka thënë se ka në plan që të vendosë tarifa ndaj importeve nga Bashkimi Evropian, Brazili dhe Koreja e Jugut me qëllim që të vendosë taksa “reciproke” që do të hyjnë në fuqi më 2 prill.

Trump u tha udhëheqësve të biznesit gjatë një tryeze diskutimi të martën se tarifat po bëjnë që kompanitë të investojnë në fabrikat amerikane.

Po të martën, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa prej 50 për qind ndaj çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, por vendosi që kjo masë të jetë në 25 për qind pasi provinca e Ontarios hoqi dorë nga planet për të vendosur një tarifë shtesë ndaj energjisë elektrike që shet në Miçigan, Minesota dhe Nju Jork.

BE-ja, ndërkaq, më 12 mars njoftoi për kundërmasa që tha se do të hyjnë në fuqi më 1 prill, pas njoftimit të Trumpit për tarifa prej 25 për qind ndaj të gjitha importeve të çelikut dhe aluminit, rapoton Radio Evropa e Lirë, transmeton Periskopi.

“Teksa SHBA-ja po vendos tarifa në vlerë prej 28 miliardë dollarësh, ne po përgjigjemi me kundërmasa në vlerë prej 26 miliardë eurosh [28 miliardë dollarë]”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një deklarate.

KE-ja menaxhon konfliktet tregtare dhe komerciale në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së.

“Ne gjithmonë mbesim të hapur për negociata. Ne besojmë fuqishëm që në një botë të mbushur me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët që të rëndojmë ekonomitë tona me tarifa”, tha von der Leyen.

KE-ja tha se nga kundërmasat do të goditen produktet e çelikut dhe aluminit, por edhe të tekstilit, prodhimet e lëkurës, pajisjet shtëpiake, produktet të plastikës dhe drurit. Produktet bujqësore do të preken po ashtu, përfshirë shpendët, mishi i viçit, disa produkte deti, frutat e thata, vezët, sheqeri dhe perimet.

Më 2018, gjatë mandatit të parë presidencial, Trump kishte vendosur tarifa ndaj aluminit dhe çelikut, por ato humbën efektin për shkak të përjashtimeve të bëra.

Pasi Kanadaja dhe Meksika ishin pajtuar me kërkesën e tij për rishikimin e një marrëveshjeje tregtare të Amerikës së Veriut më 2020, këto dy shtete shmangën taksa ndaj importeve të metaleve. Partnerët e tjerë tregtarë të SHBA-së kishin kuota për import të cilat zëvendësuan tarifat. Po ashtu, gjatë mandatit të parë të Trumpit, u lejua që kompanitë amerikane të kërkonin përjashtime nga tarifat, nëse, për shembull, nuk mund të gjenin sasinë e nevojshme të çelikut te prodhuesit vendas.

Përderisa tarifat e Trumpit mund të ndihmojnë fabrikat e çelikut dhe aluminit në SHBA, ato mund të rrisin çmimet për prodhuesit që i përdorin metalet si lëndë të parë.

Trump i sheh tarifat si një mënyrë për të rritur fabrikat vendase dhe Shtëpia e Bardhë ka theksuar se Volvo, Volkswagen dhe Honda po e shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të pranisë së tyre në SHBA. Megjithatë, mundësia e çmimeve më të larta, shitjeve më të ulëta dhe fitimeve më të vogla mund të bëjë që disa kompani të hezitojnë që të investojnë në objekte të reja prodhimi. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?