Trump planifikon të bisedojë me Putinin më 18 mars

Trump planifikon të bisedojë me Putinin më 18 mars

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka në plan të flasë me telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 18 mars. Trump po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim në luftën në Ukrainë, e cila ka hyrë tashmë në vitin e katërt. “Do të flas me presidentin Putin të martën. Është bërë […]

Trump po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim në luftën në Ukrainë, e cila ka hyrë tashmë në vitin e katërt.

“Do të flas me presidentin Putin të martën. Është bërë shumë punë gjatë fundjavës”, u tha Trump gazetarëve më 16 mars, gjatë një fluturimi për në Uashington nga resorti i tij në Floridë.

“Duam të shohim nëse mund t’i japim fund kësaj lufte. Ndoshta mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se e kemi një shans shumë të mirë”, tha Trump.

Kur u pyet për koncesionet e mundshme që kërkohen për të siguruar armëpushim, Trump tha se “do të flasim për tokën, do të flasim për termocentralet”.

“Mendoj se shumëçka është diskutuar prej të dyja palëve, Ukrainës dhe Rusisë. Tashmë jemi duke diskutuar, duke ndarë asete të caktuara”, tha Trump.

Nga Kremlini nuk pati komente të menjëhershme.

Trump – gjatë muajve të parë të mandatit të tij të dytë – e ka bërë prioritet arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën në Ukrainë.

Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kanë njoftuar më 11 mars se Kievi ka rënë dakord për një armëpushim 30-ditor.

Moska, deri më tash, ka reaguar me gjakftohtësi ndaj idesë.

Putin ka propozuar edhe kushte shtesë, përfshirë ngrirjen e furnizimeve të Kievit me armë nga SHBA-ja.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë rus ka thënë se Moska do të insistojë që Ukraina të mos lejohet të bashkohet me NATO-n dhe të mbetet “neutrale” në çdo marrëveshje paqeje – kushte që Kievi i ka refuzuar prej kohësh.

Putin ka thënë më 14 mars se çdo marrëveshje duhet të çojë në paqe afatgjate dhe t’i adresojë arsyet “rrënjë” të luftës – një referencë kjo, mësa duket, ndaj zgjerimit të NATO-s dhe zhvillimeve të tjera që ai pretendon se e kanë vënë në rrezik sigurinë e Rusisë.

Në komentet e publikuara më 17 mars, zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko, i ka thënë gazetës ruse “Izvestia” se “ne do të kërkojmë që garancitë e hekurta të sigurisë, të bëhen pjesë e kësaj marrëveshjeje”.

“Pjesë e këtyre garancive duhet të jetë statusi neutral i Ukrainës, refuzimi i vendeve të NATO-s për ta pranuar atë në aleancë”, ka thënë ai.

Si e shohin në Ukrainë dhe në Rusi propozimin për armëpushim?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë shpesh se, për të pranuar një marrëveshje paqeje, Kievi duhet të ketë garanci sigurie nga partnerët perëndimorë, përfshirë anëtarësimin eventual në NATO.

“Unë kam këmbëngulur [për anëtarësimin e Ukrainës në] NATO, por ju e dini se cilat kanë qenë përgjigjet”, ka thënë ai në shkurt, duke shtuar se rruga për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore, vazhdon të pengohet.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë në një intervistë për CBS-in më 16 mars se marrëveshja përfundimtare e paqes do të “përfshinte shumë punë, lëshime si nga Rusia, ashtu edhe nga Ukraina”.

Ai ka shtuar se bisedimet e tilla vështirë do të fillojnë “për aq kohë sa ata qëllojnë kundër njëri-tjetrit”. /rel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?