Trump e kërcënon BE-në me 200% tarifë ndaj alkoolit

Trump e kërcënon BE-në me 200% tarifë ndaj alkoolit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Bashkimin Evropian se do të vendosë 200 për qind tarifë ndaj verës, shampanjës dhe pijeve të tjera alkoolike evropiane, nëse blloku e zbaton tarifën e propozuar ndaj uiskit amerikan. Tarifa, të cilën BE-ja tha se po e vendos si kundërmasë kundër tarifave të administratës amerikane […]

Tarifa, të cilën BE-ja tha se po e vendos si kundërmasë kundër tarifave të administratës amerikane ndaj aluminit dhe çelikut, pritet të zbatohet nga 1 prilli.

Por, Trump u zotua të enjten për përshkallëzimin e luftës tregtare, nëse BE-ja nuk heqë dorë nga synimi i saj për vendosjen e tarifës prej 50 për qind ndaj uiskit amerikan.

“Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja do ta vendosë shpejt një tarifë prej 200 për qind ndaj të gjitha verërave, shampanjës dhe produkteve alkoolike që vijnë nga Franca dhe vendet e tjera të BE-së”, shkroi Trump në rrjetet sociale, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Periskopi.

“Do të jetë shumë mirë për biznesin e verës dhe shampanjës në SHBA”, shtoi ai.

Presidenti republikan la të kuptohej të mërkurën se e ka ndër mend ta ndërmarrë një veprim të tillë.

“Natyrisht se do të përgjigjem”, tha Trump për gazetarë në Zyrën Ovale të mërkurën.

Trump, duke njoftuar për tarifat ndaj aluminit dhe çelikut të mërkurën, i sfidoi haptazi aleatët e SHBA-së, dhe u zotua se do ta rikthejë pasurinë e “vjedhur” nga vendet e tjera.

Ai ka vendosur tarifa ndaras ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, dhe ka ndër mend gjithashtu të vendosë taksa ndaj importeve nga Bashkimi Evropian, Brazili dhe Koreja e Jugut, duke vendosur tarifa “reciproke” nga 2 prilli.

Tarifat e SHBA-së prekin tregtinë në vlerë 25.6 miliardë euro në BE, ndërsa blloku u përgjigj me një paketë masash në vlerë të përgjithshme prej 26 miliardë eurosh ndaj mallrave amerikane, të cilat do të vendosen në dy faza.

Faza e parë, nga 1 prilli, godet produktet klasike amerikane, si uiski burbon, xhinse, dhe motoçikleta Harley-Davidson, të gjitha këto në vlerë të 8 miliardë eurove.

Pakoja e dytë e tarifave, e propozuar të futet në fuqi më 13 prill, megjithatë, duhet të marrë pelqëimin e shumicës së kualifikuar të vendeve anëtare të BE-së. Kjo pako prek mallrat si, produktet bujqësore, tekstilin, pajisjet shtëpiake dhe plastiken, në vlerë të përgjithshme prej 18 miliardë eurove.

Diplomatët me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë besojnë se ekziston një shumicë e tillë, pasi blloku është bërë gjithnjë e më i zemëruar me administratën amerikane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?