Tragjedia në Koçan, Miftaraj: Vdiqën 59 qytetarë, asnjë funksionari publik nuk i shkon në mendje të jep dorëheqje morale

Tragjedia e madhe që ngjau në Maqedoni të Veriut, ku një klub nate u kapkua nga zjarri dhe la të vdekur 59 persoma dhe qindra të tjerë të plagosur, e me persona në gjendje kritike jete, ka ngjallë reagime të shumta edhe në Kosovë, transmeton Periskopi. Juristi Ehat Miftaraj shkroi se si as pas kësaj […]
Juristi Ehat Miftaraj shkroi se si as pas kësaj tragjedia të përmasave të mëdha asnjë funskionari publik nuk i ka shkuar ndërmend të ofrojë së paku dorëheqje morale.
Postimi i Miftarajt:
Në shtetin fqinj vdesin 59 qytetarë dhe asnjë funksionari publik nuk i shkon në mendje të ofroj së paku dorëheqje morale.
Ky rast tragjik është shembull tipik se si keqqeverisja, korrupsioni dhe mungesa e kontrollit dhe mbikqyrjes nga organet përgjegjëse përfundon me numër të madh të viktimave si me qenë në ndonjë luftë.
Sigurisht edhe në vendin fqinj njerëzit e pushtetit dhe shërbëtoret të afërm me pushtetin luftën do ta zhvillojnë me ata që kërkojnë llogari, përgjegjësi, duke gjetur një milion arsye për të arsyetuar veten dhe interesat e tyre.












