Tragjedia e Maqedonisë së Veriut: Nesër varrosen viktimat

Të enjten pritet të bëhet varrimi i 59 viktimave që humbën jetën nga tragjedia e 16 marsit në klubin “Pulse” në Koçan. Lamtumira e fundit do t’u jepet viktimave në vendet e tyre të lindjes, por shumica janë nga Koçani, raporton Alsat.m, transmeton Periskopi. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njoftoi se transportimi i trupave të […]

Lamtumira e fundit do t’u jepet viktimave në vendet e tyre të lindjes, por shumica janë nga Koçani, raporton Alsat.m, transmeton Periskopi.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njoftoi se transportimi i trupave të pajetë do të bëhet në koordinim me familjet, nëse duan t’i transportojnë privatisht apo me organizim të shtetit.

“Unë kam informatë se në mjekësinë ligjore kanë mbaruar të gjitha autopsitë dhe besoj se në mënyrë si kanë kërkuar familjet e atyre që kanë të vdekur nga ky rast, privat apo do të ketë organizim prej shtetit në bazë të koordinimit me ato, ashtu do të veprojmë”, tha Arben Taravari – Ministër i Shëndetësisë.

Në Koçan tashmë janë hapur varret. Nga Kisha Ortodokse Maqedonase, për Alsat njoftuan se varrimi pritet të bëhet në mesditë.

Në mesditë në Shkup, përkatësisht në Lisiçe dhe Butel pritet të bëhet varrimi edhe i një pjese të anëtarëve të grupit muzikor DNK, të cilët ishin në mesin e 59 viktimave.

Ceremoni varrimi nesër do të bëhen në Koçan, Shtip, Vinicë, Zërnoc, Makedonska Kamenicë, Çeshinovë- Obleshevë, Probishtip dhe në Shkup. Varrimi pritet të bëhet me nderimet më të larta shtetërore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?