‘Tepër e vështirë të dal e të kërkoj para’ – Veterani i UÇK-së i gatshëm t’ia dhurojë gruas veshkën për t’ia shpëtuar jetën

‘Tepër e vështirë të dal e të kërkoj para’ – Veterani i UÇK-së i gatshëm t’ia dhurojë gruas veshkën për t’ia shpëtuar jetën

Gani Shala, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i gatshëm t’i dhurojë veshkën bashkëshortes së tij për t’ia shpëtuar jetën, por familja e tij përballet me një sfidë të madhe financiare. Ganiu, i cili ka 30 vjet martesë dhe është baba i tre fëmijëve, thotë se për t’ia dhuruar veshkën gruas së tij, nuk […]

Gani Shala, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i gatshëm t’i dhurojë veshkën bashkëshortes së tij për t’ia shpëtuar jetën, por familja e tij përballet me një sfidë të madhe financiare.

Ganiu, i cili ka 30 vjet martesë dhe është baba i tre fëmijëve, thotë se për t’ia dhuruar veshkën gruas së tij, nuk ka hezituar asnjëherë.

“Gruaja është 53 vjeçe. Më ka ardhur tepër e vështirë të dal e të kërkoj para. 50% e shumës është mbledhur, por nevojiten ende fonde. Operacioni kushton 20 mijë euro, pa llogaritur shpenzimet e tjera. Kush ka mundësi, le të na ndihmojë. Operimi do të bëhet në Turqi, së bashku me analizat dhe trajtimet e nevojshme. Unë nuk kam problem, nuk mërzitem – të shpëtosh një jetë është diçka e madhe. Po të mundja, edhe gjakun tim do ta jepja pa hezitim,” ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

Në këto ditë të vështira, familja Shala ka bërë apel për ndihmë, duke falënderuar të gjithë ata që tashmë kanë kontribuar dhe duke i ftuar qytetarët e Kosovës të ndihmojnë, sado pak, për këtë kauzë humanitare.

“Lusim Zotin që të kalojmë këtë sfidë dhe që të dy të gëzojnë shëndet të mirë,” – shprehet Gani Shala, me shpresën e madhe se bashkëshortja e tij do ta fitojë këtë betejë.

Nëse dëshironi të ndihmoni, mund të kontaktoni në numrin: 049 978 403 ose të kontribuoni në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank150-107-0000166526.

Të bashkuar mund të shpëtojmë një jetë! /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?