Taravari: 135 pacientë po trajtohen në klinikat jashtë dhe brenda vendit, 20 janë në gjendje kritike

Taravari: 135 pacientë po trajtohen në klinikat jashtë dhe brenda vendit, 20 janë në gjendje kritike

20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën “PULS” në Koçan. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 135 pacientë gjithsej po trajtohen në klinikat jashtë dhe brenda vendit. Momentalisht 51 pacientë kanë filluar të marrin trajtime jashtë vendit, ndërsa gjatë […]

“Mbeten 84 pacient që trajtohen në Shkup, vetëm se ka 3 pacinetë prej Koçanit, dy janë sjellë në qendrën klinike dhe një është në “8 Shtatori”. Gjithsej sot do të transportohen 26 pacientë, kështu që në Maqedoni do të mbeten 58 pacientë që duhet të trajtohen”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Pacientët që po trajtohen këtu janë kryesisht me djegie dhe me fraktura.

Edhe drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski u bëri thirrje të gjithë atyre që në mbrëmjen e kobshme kanë qenë prezent të paraqiten për kontroll tek mjeku.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se djegiet e shkaktuara nga thithja e tymit mund të dëmtojnë sistemin e frymëmarrjes, prandaj të gjithë ata që kanë qenë në diskotekë dhe ata që nuk ndihen mirë duhet të shkojnë te mjeku për të parë nëse kanë ndonjë lëndim të brendshëm”, u shpreh Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Pacientët që tashmë janë dërguar jashtë vendit ndodhën në Turqi, Bullgari, Greqi, Serbi, Hungari, ndërsa gjatë ditës së sotshme do të dërgohen edhe disa të tjerë jashtë vendit, të cilët do të shpërndahen, në Slloveni dy pacientë, në Kroaci katër pacientë, në Austri tre herë nga dy pacientë do të dërgohen, dhe 12 të tjerë me avion do të nisen për në Beograd.

Në vend gjithashtu kanë arritur 15 specialistë të djegieve nga Çekia, Izraeli, dhe Beogradi të cilët do të shpërndahen nëpër klinikat e vendit.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se në koordinim me Spitalin Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, po formohen ekipe mobile të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët do të ofrojnë mbështetje psikologjike për familjet e viktimave dhe pacientët./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?