Takimi SHBA-Ukrainë: Çfarë dihet deri tani?

Takimi SHBA-Ukrainë: Çfarë dihet deri tani?

Takimi mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës ka nisur në Arabinë Saudite, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të të dyja palëve. Nga ana amerikane, në takim marrin pjesë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, dhe i Dërguari i Posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Delegacioni ukrainas […]

Delegacioni ukrainas është i udhëhequr nga Shefi i stafit i Presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, dhe përfshin Ministrin e Jashtëm, Andrii Sybiha, Ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, dhe Zëvendësshefin e stafit të Zelensky, Pavlo Palisa. Gjithashtu, në takim janë të pranishëm Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Musaed Al Aiban.

Ukraina ka shprehur angazhimin për të patur një “ton konstruktiv” gjatë bisedimeve, duke lënë pas debatin e ndodhur në Shtëpinë e Bardhë. Pala amerikane e vlerëson takimin pozitiv, por thekson se diskutimet do të jenë të vështira dhe me sfida të shumta.

Takimi po mbahet në hotelin Ritz Carlton në Jeddah. BBC shkruan se pjesë e diskutimeve janë çështje të rëndësishme si “protokollet e sigurisë” dhe “çështjet territoriale”. Këto diskutime mund të përkthehen si një mundësi për të shqyrtuar se çfarë është e gatshme Amerika të ofrojë për Ukrainën, në këmbim të të cilave Ukraina mund të jetë e gatshme të bëjë disa kompromise në lidhje me territoret që mund t’i ofrojë Rusisë.

Ukraina ka shprehur hezitim për të hyrë në detaje, por është e detyruar të përfshihet në këto bisedime për shkak të mbështetjes së vazhdueshme ushtarake nga SHBA.

Në këtë kontekst, Ukraina po kërkon një garanci sigurie nga Amerika, që do të përfshinte një angazhim për ndërhyrje në rast se Rusia do të sulmonte përsëri pas nënshkrimit të një armëpushimi. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë deri tani ka refuzuar të ofrojë një garanci të tillë.

Pas këtij takimi në Arabinë Saudite, i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, mund të udhëtojë drejt Moskës për një takim të mundshëm me Vladimir Putin në fund të javës./euronews

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?