Sulmet në veri, Osmani: Mungesa e përgjegjësisë për autorët veç sa e ka inkurajuar Serbinë të vazhdoj me sulme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar në konferencë për media pas takimit që ka zhvilluar me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, raporton Periskopi. Osmani tha se prania e NATO-s është e domosdoshme në ruajtjen e paqes në rajon. Osmani përmendi sulmet nga Serbia për të cilat tha se ende nuk është kërkuar përjegjësi ndaj […]

Osmani tha se prania e NATO-s është e domosdoshme në ruajtjen e paqes në rajon.

Osmani përmendi sulmet nga Serbia për të cilat tha se ende nuk është kërkuar përjegjësi ndaj këtij shteti.

”Serbia fatkeqësisht vazhdon të minoj përpjekjet për paqe dhe stabilitet dhe përmes veprimeve hibride dhe kriminale dhe propagandës së vazhdueshme e mbështetur nga Rusia dhe faktorë tjerë dashakeq, Beogradi po synon të destabilizoj jo vetëm Kosovën por gjithë rajonin.

Sulmet e viteve të fundit në Veri të Kosovës si dhe sulmeve ndaj trupave të NATO-s në maj të 2023 të organizuara dhe mbështetura nga strukturat shtetërorë të Serbisë janë dëshmi e qartë e këtij rreziku. Prandaj, prania e NATO-s në Kosovë nuk është vetëm garanci për sigurinë tonë por është barrier kundër çfarëdolloj përpjekjeje për  cenimin e paqes dhe stabilitetit për të cilin të gjithë së bashku kemi punuar dhe saktrifikuar. Ne i bashkohemi thirrjeve të përsëritura edhe të NATO-s edhe të BE-së për përgjegjësi sa i përket sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it. Siç e kam theksuar edhe në vizitën e fundit në NATO, mungesa e përgjegjësisë për autorët veç sa e ka inkurajuar Serbinë të vazhdoj me sulme nëpërmjet strukturave të saj paramilitare”, tha Osmani./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?