“S`përzihem” – Isa Mustafa komenton zhvillimet e fundit në LDK

“S`përzihem” – Isa Mustafa komenton zhvillimet e fundit në LDK

Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e lidhur këtë kërkesë me rezultatin që partia shfaqi në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kërkesa e tij nuk u prit aspak mirë nga krahu i kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, u cilësua si e pabazuar dhe qesharake. Lidhur me këtë “përçarje” të Lidhjes […]

Lidhur me këtë “përçarje” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk ka dashur të hyjë në këtë mes ish-kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

“Nuk dëshiroj të involvohem në këtë temë.“, tha shkurt ai për Insajderin.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e ka quajtur kërkesën e Avdullah Hotit “qesharake”.

Kica-Xhelili tha se struktura e LDK-së mbështet fuqishëm kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku.

Sipas saj, Abdixhiku ka bërë ngritje historike të partisë, duke arritur një rritje prej 70%.

“Si nënkryetare e LDK-së, deklaroj se kjo është kërkesë qesharake. Strukturat e LDK-së i kanë dhënë dhe i japin mbështetje të plotë kryetarit aktual të partisë, i cili partinë e mori me rënien më të madhe historike në 12%, dhe e ktheu në trendin më të madh historik të ngritjes (me 70% rritje)”, ka thënë Kica-Xhelili.

Ndërkaq, nënkryetari, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, tha se “LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë”.

“Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik”, ka thënë ai mes tjerash në reagim.

Pas deklaratës së Hazirit, reagimi i ish-nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, ishte i menjëhershëm.

Ai dha kritika të ashpra ndaj atyre që i dolën në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Veliu kritikoi edhe ata që po e mbrojnë liderin e partisë, duke u shprehur se janë për keqardhje ta mbrosh dikë që po e çon një parti politike drejt degradimit.

Veliu tha se lideri i partisë po e dërgon në “theqafje një familje të madhe politike”.

“Është për keqardhje të detyrojnë, apo të vetëdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe të dalësh publikisht e ta mbrosh ‘liderin’ që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vite ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë”, shkroi ai mes tjerash.

Pas këtyre reagimeve, vetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është përgjigjur vetëm me një fotografi.

Ndërkohë, zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë qenë të zëshëm kundër kësaj ideje, duke mbrojtur pozitat e tij dhe duke e kundërshtuar kërkesën për lidership të ri brenda partisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?