Sot nënshkruhet deklarata trilaterale Kosovë, Shqipëri e Kroaci

Sot në Tiranë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, do të nënshkruhet deklarata e përbashkët trilaterale midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.Kjo deklaratë, që pritet të firmoset të martën nga ministrat Ivan Anushiq, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonci, synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e […]

“Deklarata përfshin promovimin e aftësive mbrojtëse të të tre vendeve, bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, kundërvënien e kërcënimeve hibride dhe mbështetjen e integrimit euroatlantik”, shkruan kjo e përditshme kroate.

Pavarësisht nënshkrimit të kësaj deklarate, ajo nuk përfaqëson një pakt ushtarak, por një angazhim për një bashkëpunim më të thellë mes tre vendeve.

Kroacia, e cila tashmë ka një histori të bashkëpunimit ushtarak me Shqipërinë përmes NATO-s, po thellon gjithashtu raportet me Kosovën, ku mbi 70 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar trajnimet ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes beson se Kroacia në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kosovën do të jetë më e përgatitur për t’u përballur me sfidat e ardhshme dhe të tre vendet së bashku do të jenë më të dukshme në skenën ndërkombëtare… Duke qenë se kjo është një deklaratë e përbashkët, e nënshkruar në nivel ministrash të mbrojtjes, nuk është një pakt ushtarak, por një forcimi i lidhjeve ushtarake mes tre vendeve të Evropës Juglindore”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e “Vecernji List”./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?