Skandal në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Policia belge që nga mëngjesi po kryen bastisje në disa lokacione në Bruksel dhe pjesë të tjera të këtij shteti, dhe gjithçka lidhet me një skandal korrupsioni në Parlamentin Evropian, raportojnë mediat evropiane. Sipas investigimeve të mediave aksioni po zhvillohet për shkak të lidhjeve të disa eurodeputetëve me kompaninë kineze Huawei. Sipas informacionit të publikuar […]

Sipas investigimeve të mediave aksioni po zhvillohet për shkak të lidhjeve të disa eurodeputetëve me kompaninë kineze Huawei.

Sipas informacionit të publikuar nga policia belge, bastisjet po kryhen për shkak të dyshimeve për korrupsion, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, shkruan euronews.

Në total, janë kontrolluar 21 lokacione në Bruksel dhe pjesë të tjera të Belgjikës, si dhe në disa vende në Portugali. Disa persona janë arrestuar, megjithatë identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.

Kjo nuk është hera e parë që Parlamenti Evropian gjendet në qendër të një skandali korrupsioni.

Tre vite më parë, në vitin 2022, pati hetime dhe arrestime masive për shkak të aferës së njohur si “Qatargate”, ku u zbulua se zyrtarë të Katarit, bashkë me disa shtete të tjera, kishin dhënë dhurata diplomatëve dhe politikanëve evropianë në këmbim të një qëndrimi më të favorshëm të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të tyre, transmeton Periskopi.

Gjithashtu, në Parlamentin Evropian ka pasur arrestime edhe për akuza për spiunazh dhe bashkëpunim me regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?