“S’jemi skllevër”, punëtorët e KEK-ut kundërshtojnë ushqyerjen në menzë

110 eurot që po i marrin për ushqim tash e 5 vjet, kanë frikë se do u ndalen. Tani kur kontrata rreth 12 milionëshe për rifunksionalizimin e menzës dhe përgatitjen e ushqimit për punëtorët e KEK-ut është drejt finalizimit, punëtorët janë alarmuar se më nuk do t’i marrin 5 euro shtesë në ditë për shujtë […]

110 eurot që po i marrin për ushqim tash e 5 vjet, kanë frikë se do u ndalen.

Tani kur kontrata rreth 12 milionëshe për rifunksionalizimin e menzës dhe përgatitjen e ushqimit për punëtorët e KEK-ut është drejt finalizimit, punëtorët janë alarmuar se më nuk do t’i marrin 5 euro shtesë në ditë për shujtë ushqimore.

Në qoftë se kjo vendoset në letër, nga muaji kur funksionalizohet menza, paga e tyre zvogëlohet për të paktën 110 euro.

Për ta parandaluar një situatë të tillë, Sindikata e Re e KEK-ut u mobilizua dhe më 21 shkurt të 2025-ës mori vendim, me të cilin e kundërshton ndaljen e mjeteve për shujta ushqimore për punëtorët.

Në këtë vendim thuhet se sindikata nuk do të lejojë që paratë e punëtorëve t’u jepen operatorëve ekonomik.

Sindikata kërkon që punëtorët të mos detyrohen të ushqehen në menza dhe t’iu ndalen mjetet financiare pa pëlqimin e tyre.

E në qoftë se ky sistem imponohet dhe kërkesat e tyre nuk merren parasysh, Sindikata paralajmëron se do të organizojë protesë dhe punëtorët do e bojkotojnë ushqimin në menzë.

Sindikata këmbëngul që paratë e punëtorëve nuk mund të transferohen pa vullnetin e tyre te operatorët ekonomikë.

Vendimi i sindikatës gjeti përkrahjen e punëtorëve të cilët thonë se ata nuk janë skllav dhe se ata vendosin vetë për veten e tyre, e jo menaxhmenti të cilin e akuzojnë për vjedhje.

Sipas sindikatës, me vendimin e tyre pajtohen rreth 98 për qind e punëtorëve të KEK-ut.

Në qoftë se menaxhmenti i KEK-ut ua ndalë shtesat për ushqim punëtorëve, sipas sindikatës, kjo do të ishte favorizim për kompaninë që e fiton tenderin. /Ekonomiaonline

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?