Shoferët në Merdar revoltohen ndaj Kurtit: Ma ka gërdit jetën, kemi qëndru pa bukë e ujë

Shoferët në Merdar revoltohen ndaj Kurtit: Ma ka gërdit jetën, kemi qëndru pa bukë e ujë

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që lejon importin nga Serbia vetëm përmes pikës kufitare në Merdar, ka shkaktuar tollovi të madhe të kamionëve. Sipas shoferëve, llogaritet të jenë duke pritur deri në 150 kamionë për të hyrë në Kosovë. Sipas vendimit të 7 tetorit të vitit të kaluar, ndalohet importimi i mallrave serbe nga vendkalimet […]

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që lejon importin nga Serbia vetëm përmes pikës kufitare në Merdar, ka shkaktuar tollovi të madhe të kamionëve. Sipas shoferëve, llogaritet të jenë duke pritur deri në 150 kamionë për të hyrë në Kosovë.

Sipas vendimit të 7 tetorit të vitit të kaluar, ndalohet importimi i mallrave serbe nga vendkalimet tjera derisa sa të sigurohen skanerët, të cilët do t’i ndihmojnë Doganës së Kosovës në kontrollin e mallrave, pa ndërhyrje fizike.

Një shofer kamioni u shpreh i mllefosur me këtë vendim, duke thënë se ka gjashtë muaj që përballen me ndalesa të tilla në pikat e tjera kufitare.

Ai ka thënë se kreu i ekzekutivit nuk po interesohet për bizneset kosovare, duke thënë se pritja e tij për më shumë se 48 orë ka qenë i mundimshëm.

“Që dy ditë, pa ngrënë e pa pirë, sepse Albini (Kurti) ka vendosur që malli i Serbisë të vijë në Merdar e sipas tij vetëm Merdari është shtet në Kosovë e asgjë tjetër. Unë kam pasur të shkojë në Prishtinë, e ka bërë pa çare të vijnë këtu të gjithë, ka bërë tollovi shumë të madhe. Që pesë muaj dhe deri në 150 kamionë nonstop janë në linjë duke pritur. Që 48 orë (duke pritur), qe sa erdha duke pritur në rrugë. A kam pasur bukë e ujë, nuk i ha palla atij (Kurtit). E kam pasur shumë të vështirë, ngrënia në kamion, fjetje në kamion, e kjo është marria e Zotit çka po i bën bizneseve të Kosovës… unë e kam votuar herën e kaluar por kurrë më, marri se çfarë po bën, e këndej po krenohet me rritje të buxhetit”, u shpreh ky shofer, teksa tha se po e mendon edhe migrimin.

“Ma ka gërdit jetën, kam mbetur 53 vjeç këtu, por ta kisha ditë kurrë nuk kisha qëndruar këtu. Pa bukë kemi qëndruar e pa ujë, është dashtë 4-5 kilometra me ble diçka në Mërdar, e arsyeja është se ky terminali doganor nuk mund ta përballojë gjithë këtë fluks”.

I shqetësuar u shpreh edhe një shofer tjetër, ndonëse nuk ishte në dijeni për vendimin e datës 7 tetor.

“150 kamionë janë, që nga dje prej orës 12 duke pritë. Nuk e di pse, por pyeteni Albin Kurtin, e ai e din se përse i ka vendos këto masa. Vështirë ka qenë, pa bukë e pa ujë, jemi bërë si rrugaçë”, u shpreh një tjetër shofer.

I mllefosur i shpreh edhe një shofer nga nacionaliteti serb.

“Nuk mund të flasë unë, tollovi shumë, asgjë nuk bën. Dy ditë e gjysmë po pres kot, kjo është katastrofë”./EO/Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?