Rezultatet përfundimtare, Krasniqi: Rezultat historik për PDK-në, tani koha për qeveri sa më shpejtë

Rezultatet përfundimtare, Krasniqi: Rezultat historik për PDK-në, tani koha për qeveri sa më shpejtë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Ai ka falënderuar qytetarët për besimin, teksa ka thënë se PDK-ja me 50 mijë vota më shumë, ka arritur historinë, transmeton Periskopi. “Garuam me kandidatin, vizionin dhe listën më të mirë për Kosovën. Prezantuam projektin më të duhur për […]

Ai ka falënderuar qytetarët për besimin, teksa ka thënë se PDK-ja me 50 mijë vota më shumë, ka arritur historinë, transmeton Periskopi.

“Garuam me kandidatin, vizionin dhe listën më të mirë për Kosovën. Prezantuam projektin më të duhur për zhvillimin e vendit. Dhe u rritëm – me 50 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e fundit, një rezultat historik për partinë tonë”, ka thënë Krasniqi.

“Ky është një vlerësim për punën tonë, përkushtimin tuaj dhe besimin se Kosova mundet ma mirë. Por, a është ky maksimumi ynë? Jo! A mundemi më shumë? Patjetër”, ka theksuar ia.

Sipas Krasniqit, tani nis akti tjetër – ku me të njëjtën energji dhe përkushtim, ecim përpara! Pas fitores sonë në zgjedhjet lokale, ky është një tjetër hap drejt rikthimit të madh.

“Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, falënderoj të gjithë qytetarët për një proces demokratik shembullor. Megjithatë, mbetet e domosdoshme puna e vazhdueshme për të garantuar çdo votë dhe për të eliminuar çdo dyshim që ende mund të ekzistojë”, ka thënë Krasniqi.

“Thënë këtë, sot Kosova ka shumë nevojë për qartësi, stabilitet dhe zhvillim. Ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme sa më shpejt, sepse ka nevojë për shpresë dhe besim. Ka nevojë për miq, partnerë dhe aleatë – sepse asnjëherë, e veçanërisht sot, koha nuk pret për ata që hezitojnë. Prandaj, çdo parti që ka marrë votën e qytetarëve duhet ta përkthejë atë në veprim, duke e vënë në shërbim të interesit qytetar”, ka thënë ai.

“Kosova është Atdheu ynë që nuk falet! Dhe Atdheu ynë meriton ma mirë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?