Reuters shkruan për vizitën e Rutte-s: Nxiti Kosovën dhe Serbinë të përshpejtojnë normalizimin e marrëdhënieve

Reuters shkruan për vizitën e Rutte-s: Nxiti Kosovën dhe Serbinë të përshpejtojnë normalizimin e marrëdhënieve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha të martën se aleanca është e përkushtuar ndaj misionit të saj paqeruajtës në Kosovë dhe u kërkoi udhëheqësve politikë në Beograd dhe Prishtinë që të përshpejtojnë dialogun për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të hapur rrugën drejt paqes së qëndrueshme, ka shkruar Reuters për vizitën e djeshme […]

“NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për 30 vjet tani. Angazhimi ynë mbetet i fortë sot, i kryesuar nga KFOR-i”, tha Rutte, duke iu referuar misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, shkruan Reuters, transmeton Periskopi.

NATO do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të udhëhequr nga Bashkimi Europian.

Rutte foli në Prishtinë gjatë një vizite tek 4,686 personeli ushtarak i KFOR-it, shkroi Reuters, duke dhënë më pas edhe sfondin për pavarësinë e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, pothuajse një dekadë pasi NATO bombardoi forcat serbe për të ndaluar vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve etnikë nga rajoni gjatë një lufte kundër një kryengritje 1998-99.

Por, në kushtetutën e saj, Serbia ende e konsideron Kosovën si pjesë integrale të territorit të saj.

Rutte tha se dialogu “është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet pezull dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, duke siguruar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të respektohen dhe të mbrohen”.

Ai u bëri thirrje palëve të tregojnë fleksibilitet dhe kompromis.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian, por për të pasë përparim, duhet të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Në vitin 2013 palët ranë dakord për një dialog të lehtësuar nga BE, por pak përparim është bërë.

“Normalizimi sjell stabilitet më të madh, më shumë mundësi investimi dhe gjithashtu siguri të qëndrueshme në të gjithë rajonin, për të mirën e të gjithëve”, tha Rutte.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?