Raportimet për gjobat në Telekom: Vjen sqarimi nga zëdhënësi Fadil Lepaja

Raportimet për gjobat në Telekom: Vjen sqarimi nga zëdhënësi Fadil Lepaja

Zëdhënësi Telekomit, Fadil Lepaja ka dalur me një sqarim pas raportimeve se kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana ka shkelur ligjin e punës.  Lepaja thotë se “rastin e ish-stafit, Sadri Hykosmani, Departamenti Ligjor ka pranuar vendimin e shkallës së parë të Inspektoratit të Punës” dhe se për këtë rast është paraqitur ankesë te Trupa Ekzekutive e […]

Lepaja thotë se “rastin e ish-stafit, Sadri Hykosmani, Departamenti Ligjor ka pranuar vendimin e shkallës së parë të Inspektoratit të Punës” dhe se për këtë rast është paraqitur ankesë te Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës, i cili ende nuk ka marr ndonjë vendim.

 

Sqarimi i plotë i Fadil Lepajës:

Lidhur me temën, na lejoni të ju njoftojmë se për rastin e ish-stafit, Sadri Hykosmani, Departamenti Ligjor ka pranuar vendimin e shkallës së parë të Inspektoratit të Punës, në të cilin, Telekomi i Kosovës është dënuar me gjobë prej 1,000.00 (një mijë) euro. Ky vendim është pranuar nga Telekomi i Kosovës më datën 18.02.2025.

Me datën 25.02.2025, Telekomi i Kosovës, sipas këshillës juridike të vendimit të lartpërmendur, ka paraqitur Ankesë te Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës (TEIP). Rrjedhimisht, ky vendim tani nuk është vendim përfundimtar dhe si i tillë është apeluar në shkallën e dytë të këtij organi, i cili ende nuk ka vendosur.

Për informacionin tuaj, ne ju njoftojmë se edhe vendimet e tjera që kanë përfunduar në shkallën e dytë brenda këtij organi, gjithmonë nga Telekomi i Kosovës Sh. A, janë dërguar tutje me padi për anulimin e aktit administrativ në Gjykatën Komerciale të Kosovës.

Në të gjitha këto vendime, që trajtojnë çështje statusore nga marrëdhënia e punës dhe kontratat e punës, Gjykata Komerciale e Kosovës, siç është duke vendosur, me të drejtë, është duke e shpallur Inspektoratin e Punës si organ jokompetent për të trajtuar çështje të tilla nga marrëdhënia e punës, duke e theksuar se çështjet e tilla janë në kompetencën e drejtpërdrejtë të gjykatës dhe në asnjë formë Inspektorati i Punës nuk mund të përvetësojë e mveshet me funksionet e gjyqësorit.

Çështjet kontraktuale dhe marrëdhëniet e punës janë të natyrës statusore, dhe janë të definuara qartë si kompetencë ekskluzive e gjykatës, dhe vetëm ajo ka mandat për t’i shqyrtuar dhe vendosur për to, madje, në vendimet e tilla gjyqësore qartësisht gjykohet se “…Inspektorati i Punës ka tejkaluar kufijtë e kompetencës, të cilat me ligj të veçantë janë përcaktuar te një institucion tjetër, në këtë rast, gjykata, dhe me nxjerrjen e vendimit të kontestuar, ka vepruar në kundërshtim me nenin 5, paragrafi 5 të Ligjit të Inspektoratit të Punës, paragrafët 6 dhe 7 të Rregullores UA.nr. 07/2012 dhe nenin 70, par. 1.4 dhe 1.6 të Ligjit të Punës. Andaj, gjykata, bazuar në nenin 35 të LKA-së, ka konstatuar se akti administrativ i lëshuar nga organi administrativ është në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë të përcaktuar në LPPA”

Për më tepër edhe lidhur me gjobën e vendosur në të cilën, ndër të tjera, theksohet se në afat prej 30 ditësh, Inspektorëve të Punës duhet t’u prezantohet pagesa e realizuar “…në të kundërtën do të iniciohet procedura përmbarimore” në vendimin e ankimuar kemi theksuar se kjo vendosje është plotësisht në kundërshtim me nenin 52, paragrafi 1, pika 1.1 të LPPA-së, i cili thekson se “Një akt administrativ është i paligjshëm nëse 1.1. është nxjerrë në mungesë të autorizimit nga një ligj. Mungesën e autorizimit nga një ligj për inicimin e procedurës përmbarimore e ka rregulluar edhe Ligji nr. 08/L–262 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore, i cili tashmë është plotësuar dhe ndryshuar dhe ku “VENDIMIN E DHËNË NË PROCEDURË ADMINISTRATIVE NUK E KONSIDERON DOKUMENT PËRMBARUES.”

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?