Prokurorët boshnjakë lëshojnë urdhër për arrestimin e Milorad Dodikut

Prokurorët boshnjakë lëshojnë urdhër për arrestimin e Milorad Dodikut

Prokurorët e Bosnje dhe Hercegovinës urdhëruan të mërkurën arrestimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, që mbështetet nga Rusia, Milorad Dodik dhe ndihmësve të tij, për mosbindje të një urdhëri për paraqitje në gjykatë. Vendimi mund rrisë kërcënimin ndaj stabilitetit të këtij vendi ballkanik. Urdhri vjen dy javë pasi Milorad Dodik u dënua me një […]

Urdhri vjen dy javë pasi Milorad Dodik u dënua me një vit burg për kundërshtimin e vendimeve të një të dërguari ndërkombëtar për paqen, tha një zëdhënës i agjencisë së sigurimit shtetëror, SIPA.

Prokurorët kanë kërkuar ndihmën e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes së Bosnjës (SIPA) për arrestimin e tij.

Megjithatë nuk është e qartë nëse parashikohet arrestimi i zotit Dodik apo thjesht zbatimi i urdhërit për t’u paraqitur në gjykatë.

Zyra e prokurorit të shtetit po hetonte Milorad Dodik, presidentin nacionalist pro-rus të Republikës Serbe të Bosnjës, për sulm ndaj rendit kushtetues, pasi ai nisi një proces të miratimit të ligjeve që pengonin gjyqësorin dhe policinë, të zbatonin vendimin për dënimin e tij.

“Kemi marrë një kërkesë nga policia gjyqësore e Bosnjës dhe Hercegovinës për t’i ndihmuar ata”, tha zëdhënësja e SIPA-s, Jelena Miovçiç.

Televizioni i Republikës Serbe, duke cituar qeverinë rajonale, raportoi se prokuroria shtetërore ka urdhëruar gjithashtu arrestimin e Kryeministrit të Republikës Serbe Radovan Viskoviç dhe Presidentit të parlamentit rajonal Nenad Stevandiç për injorimin e kërkesës së gjykatës për paraqitje të detyrua lidhur me çështjen e sulmit ndaj rendit kushtetues, raporton VOA, transmeton Periskopi.

Republika Serbe është një nga dy entitetet e krijuara për t’i dhënë fund luftës së viteve 1992-95, gjatë së cilës u vranë mbi 100,000 persona në Bosnjën shumetnike.

Ata janë të lidhur nga një qeveri e dobët qendrore në një shtet të mbikëqyrur nga një autoritet ndërkombëtar për të frenuar rikthimin e saj në konflikt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?