Produksioni nuk ia mbanë premtimin për operim Anisës, reagon klinika

Produksioni nuk ia mbanë premtimin për operim Anisës, reagon klinika

Anisa Veseli, sa ishte brenda në Big Brother Vip Kosova, produksion i pati premtuar se do t’ia mbulonte shpenzimet e operacionit, ngase Veseli kishte probleme me pjesën kurrizore të shpinës dhe pikërisht kjo ishte arsyja pse ajo u fut brenda për ta fituar çmimin e madh, në mënyrë që t’i siguronte paratë për operim. Me […]

Me daljen e saj, thuhet se ajo i kreu disa kontrolle, e që pastaj, Anisa tregon se ajo u mashtrua nga produksioni.

Derisa, në lidhje me këtë së fundi reagoi edhe klinika, ku e cila tha kjo kompani i mundësoi Anisës udhëtimin në Stamboll, qëndrimin dhe kontrollet mjekësore.

Sipas këtyre të fundit, ata nuk kanë pasur asnjë kontratë sponsorizimi apo bashkëpunimi me BBVK dhe as me Anisën.

“Nëse ky emision ka krijuar përshtypjen se kompania jonë ka garantuar mbulimin e shpenzimeve të operacionit – kjo është e pavërtetë dhe jashtë përgjegjësisë sonë”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, ata shtuan se e kanë lajmëruar me kohë Anisën, se ata nuk do t’ia mbulojnë shpenzimet e operimit dhe pas kontrolleve asaj i është propozuar se në këtë fazë ka nevojë për terapi fizikale dhe jo për operim.

Postimi i plotë:

REAGIM ZYRTAR I A+ MEDICAL SOLUTION

Në lidhje me përfshirjen e kompanisë sonë në rastin e znj. Anisa Veseli dhe interpretimet e dhëna në media, sqarojmë sa vijon:

A+ Medical Solution është një agjenci ndërmjetësimi ekskluzivisht për ndërhyrje estetike në spitalet dhe klinikat më të njohura në Turqi. Ne nuk ofrojmë trajtime ortopedike, (operacionet e skoliozës).
Në shenjë mirëkuptimi dhe solidariteti, A+ Medical Solution i mundësoi znj. Veseli udhëtimin në Stamboll, akomodimin, qëndrimin dhe kontrollet mjekësore – të gjitha të mbuluara nga kompania jonë. Kjo ndihmë ishte thjesht humanitare dhe pa asnjë detyrim kontraktual.
A+ Medical Solution nuk ka pasur asnjë kontratë sponsorizimi apo bashkëpunimi me Big Brother VIP Kosova dhe as me znj. Veseli.
Nëse ky emision ka krijuar përshtypjen se kompania jonë ka garantuar mbulimin e shpenzimeve të operacionit – kjo është e pavërtetë dhe jashtë përgjegjësisë sonë.
Asnjë përfaqësues i A+ Medical Solution nuk ka premtuar publikisht e as privatisht mbulimin e shpenzimeve të operacionit, as në deklaratat zyrtare dhe as në rrjetet sociale.
Pas ekzaminimeve të hollësishme në Emsey Hospital, Prof. Dr. Bekir Yavuz Uçar, në epikrizën e datës 25.02.2025, konkludoi:


✅ Operacioni nuk është i nevojshëm në këtë fazë

✅ Rekomandohet terapi fizike, Pilates, Zumba dhe ushtrime të tjera

✅ Rivlerësim pas 6 muajsh

Anisa Veseli që në ditën e pare të takimit me agjencinë tonë, ka qenë e sqaruar se nuk ka mbulim të shpenzimeve të operimit nga ana jonë.
Pavarësisht kësaj dhe pavarësisht përfundimi mjekësor, znj. Veseli ka insistuar për operacion dhe ka përdorur metoda të papërshtatshme (shantazhi, kërcënimi, frikësimi) për të krijuar një perceptim të rremë, përfshirë incizime të fshehta në emisionin “Piranja”, duke u shtirur si klientë dhe duke krijuar skena për të detyruar kompaninë tonë që t’ia paguajë operimin.
Kjo ka qenë një përpjekje për të deformuar realitetin dhe për të dëmtuar imazhin e kompanisë sonë, duke prezantuar gabimisht ndihmën tonë si një premtim për mbulimin e shpenzimeve të operacionit.
A+ Medical Solution operon me transparencë, etikë dhe profesionalizëm. Ndihma për znj. Veseli ka qenë një gjest humanitar, të cilin disa individë kanë tentuar ta keqpërdorin për interesa personale. Ne nuk do të lejojmë që humanizmi dhe mirëbesimi ynë të përdoren për përfitime të padrejta apo për të dëmtuar reputacionin tonë. A+ Medical Solution mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve estetike të sigurta dhe profesionale, gjithmonë në përputhje me standardet më të larta të etikës dhe kujdesit ndaj pacientëve.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya