PISA pritet t’i sfidoj sërish nxënësit, nuk priten rezultate të mira

PISA pritet t’i sfidoj sërish nxënësit, nuk priten rezultate të mira

Në vitin 2022, Kosova u rëndit pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-së. Por pas 3 viteve, institucionet e vendit kanë marrë vendim që t’i sfidojnë edhe një herë nxënësit në këtë vlerësim. Nga 10 maji deri më 31 maj do të organizohet ky test në të cilin pritet të marrin […]

Në vitin 2022, Kosova u rëndit pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-së.

Por pas 3 viteve, institucionet e vendit kanë marrë vendim që t’i sfidojnë edhe një herë nxënësit në këtë vlerësim. Nga 10 maji deri më 31 maj do të organizohet ky test në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 6500 nxënës.

Por drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani, nuk e sheh si vendim të duhur pjesëmarrjen e vendit në PISA.

“Unë mendoj që aplikimi i Kosovës apo kërkesa e vendit tonë e shpeshtë për të marrë pjesë në atë test kjo na ka penalizu pak. Ne duhet të ulemi ti gjejmë defektet të gjejmë se kush është problemi pse renditmi aq poshtë, ne kemi dal të shkrim kuptim gogja posht që është shqetësuese”, thotë Osmani.

Anipse shkolla që drejton, më herët nuk kishte marrë pjesë në këtë test, ai thotë se nxënësit janë të përgatitur të nënshtrohen këtij vlerësimi ndërkombëtar.

“Ne mundohem të jemi gati gjithmonë për këto vlerësime që bëhen nga jashtë, qoftë nga akterët e brendshëm apo edhe të jashtëm. Unë mendoj që nuk duhet të përgatitemi pak para fillimit të mbajtjes se testit por përgatitja jonë duhet të jetë permanente”, shprehet Osmani.

Mirëpo, eksperti i arsimit, Rinor Qehaja nuk pret rezultate të mira as këtë vit.

“Pjesëmarrja në testin PISA është e domosdoshme mirëpo në të njëjtën kohë nuk vlerësojmë që mundem me bo ndonjë dallim substancial në rangim për arsyen shumë të shëndosh e që është që të mësuarit dhe mësimdhënia në shkollat në Kosovë në epiqendër vazhdon ta ketë memorizimin, vazhdon ta ketë të mësuarit mekanik që është në kundërshtim të plotë me atë që ka testi PISA, pyetje të logjikshme që kërkon përgjigje të logjikshme”, vlerëson Qehaja.

Në rezultatet e testit “PISA 2022”, Kosova ishte renditur e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse.

Televizioni ka provuar gjatë tërë javës të ketë një qëndrim nga Ministria e Arsimit në lidhje me përgatitje që janë bërë që këtë vit të kemi rezultate më të mira, por nuk kanë kthyer përgjigje./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?