Përplasje brenda partisë, Bislimi: LDK-së i duhet reflektim dhe rikthim në boshtin e vet politik – devijoi rrugën e trasuar të Rugovës

Përplasje brenda partisë, Bislimi: LDK-së i duhet reflektim dhe rikthim në boshtin e vet politik – devijoi rrugën e trasuar të Rugovës

Me shpalljen e rezultateve të procesit zgjedhor, erdhen dhe pakënaqësi si jashtë, ashtu edhe brenda partive. Rebelim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), u krijua me atë që po konsiderohet ‘vjedhje të votave brenda partisë’. Madje kjo ka bërë që të ketë reagime të ashpra. Deputeti i zgjedhur, Avdullah Hoti ka dalur publikisht me kritika […]

Me shpalljen e rezultateve të procesit zgjedhor, erdhen dhe pakënaqësi si jashtë, ashtu edhe brenda partive.

Rebelim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), u krijua me atë që po konsiderohet ‘vjedhje të votave brenda partisë’.

Madje kjo ka bërë që të ketë reagime të ashpra.

Deputeti i zgjedhur, Avdullah Hoti ka dalur publikisht me kritika për partinë e tij.

Madje ai kërkoi lidership të ri në LDK.

Karshi këtyre ankesave, një ish deputet i kësaj partie thotë se duhet të lihen anash, për sa kohë shteti ka tema më të rëndësishme.

Faton Bislimi në një përgjigje për Periskopin ka thënë se LDK pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, duhet të ketë unitet.

“Dallimet e brendëshme politike duhet të jenë sekondare karshi sfidave që ka përpara shteti ynë. Kjo nuk nënkupton se duhet menjanuar përgjegjësia politike dikujt. Por, thjeshtë, është parimore dhe politikisht e domosdoshme që përtej krejt interesave tjera, ta vendosim interesin e Kosovës. Edhe LDK ka një vend të pazëvendësueshëm në historinë moderne të Kosovës. Është GOP (Grand Old Party) e Kosovës; është rruga e suksesit drejt ndërkombëtarizimit të çështjes sonë që më pastaj ndihmoi në arritjen e lirisë dhe pavarësisë. Përkundër rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit që la LDK larg nga pritjet e proklamuara nga lidershipi i saj, LDK-së i duhet ajo që unë e kam thënë gjithënjë — Unitet në Dallime!”, u shpreh ai.

Ish deputeti Bislimi ka thënë se LDK-së i duhet  reflektim dhe rikthim.

“Fundja, ju rikujtoj se unë për parime dhe i bindur që LDK po devijonte nga rruga e trasuar nga Presidenti Historik Dr. Rugova, isha i vetëm në betejën time për të ruajtur boshtin politik të saj, qysh nga pranvera 2022. Andaj, me shumë se reagimet post-factum, sot LDK-së i duhet kohezion i brendshëm, reflektim, dhe rikthim në boshtin e vet politik. Kjo është e mundëshme, dhe një LDK e vlerave autentike, për të cilën unë kam luftuar pa asnjë hezitim qoftë edhe i vetëm, i ndihmon vet Kosovës.  Prandaj, le t’i kthehemi idealeve kombëtare e vlerave autentike të veprimit politik rugovist, ku para së gjithash, ka qenë dhe do jetë Kosova!”, u shpreh Bislimi për Periskopin.

Pse dhe kush po qëndron prapa kërkesës për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut?

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?