Paralajmërohet radikalizim i gervës së linjës të autobusëve Prishtinë-Podujevë

Paralajmërohet radikalizim i gervës së linjës të autobusëve Prishtinë-Podujevë

Edhe gjatë fundjavës ka vazhduar greva e kompanive të linjës së autobusëve Podujevë-Prishtinë, për shkak të pakënaqësisë ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës që të mos i lejojë autobusët nga kjo linjë të futen në qendër të qytetit, transmeton Periskopi.  Ky vendim i komunës është konsideruar i kundërligjshëm nga grevistët, të cilët kërkojnë respektimin e […]

Ky vendim i komunës është konsideruar i kundërligjshëm nga grevistët, të cilët kërkojnë respektimin e tij, duke paralajmëruar se greva mund të radikalizohet nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës kërkon që grevistët të respektojnë këtë vendim, ashtu siç respektohen edhe linjat ndërurbane nga qytete të tjera të Kosovës.

 

Ka pesë ditë që autobusët nuk janë ndezur. Edhe transporti i udhëtarëve nga Podujeva në Prishtinë nuk ka ndodhur. Ndonëse të parkuar në vend të ndaluar ata gjobiten nga policia.

Megjithatë, dënimet e policisë nuk po i shqetësojnë aq shumë sa vendimi i komunë së Prishtinës që të mos i lejojë autobusët nga kjo linjë të futen në qendër të qytetit.

Si i tillë, përfaqësues të grevistëve thonë se, komuna nuk është duke i marrë parasysh kërkesat e tyre, të cilën e kanë, respektimin e ligjit.

Mentor Mustafa, nënkryetar i Shoqatës së Transportit ” Llapi” tha se secila kompani i ka oraret, secila kompani është e certifikuar nga Ministria e Transportit dhe kërkojnë veç çka u takon me ligj.

Mustafa thotë se në rast se kërkesat e tyre nuk realizohet, greva do ndryshojë .

“Do ta bllokojmë krejt qytetin, do t’i vendosim autobusët ne rrugë, derisa të na plotësohen kërkesat tona.”, paralajmëroi ai.

Komunarët sërish edhe sot kanë dhënë përgjigjen e njëjtë duke thënë se protestuesit duhet ta respektojnë vendimin, ashtu siç edhe linjat e qyteteve tjera.

Ndërkohë, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi  ka thënë se vendimi i Përparim Ramës për transportin, është në kundërshtim me ligjin, duke kërkuar urgjentisht shfuqizimin e tij.

Sipas Durmishit nëse komuna nuk e shfuqizon vendimin, atëherë do të veprojnë në bazë të përgjegjësive dhe kompetencave ligjore që ata kanë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?