Operacioni “Befasia”: Antidroga sekuestron narkotikë, arrtohet një person

Operacioni “Befasia”: Antidroga sekuestron narkotikë, arrtohet një person

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm në qytetin e Mitrovicës, si pjesë e një plani taktik të quajtur “Befasia”, i cili ka për qëllim luftën kundër krimeve të organizuara dhe trafikimit të substancave narkotike. Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit […]

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, kanë realizuar një kontroll të planifikuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në lagjen Koloni të Mitrovicës.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar:

24 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokaine (7.5 gram).
6 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë (68.7 gram).
4 tableta Ekstazi (2.2 gram).
Qese të zbrazëta për paketimin e substancave narkotike në sasi të vogla.
1 telefon mobil, dyshohet të jetë përdorur për aktivitetet e paligjshme.
Një ekip i Krimteknikës Rajonale ka kryer fotografimin, evidentimin dhe sekuestrimin e provave materiale, ndërsa hetuesit kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit, dhe në përputhje me një urdhër arresti nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, i dyshuari ka një dënim të formës së prerë prej 2 vitesh burgim për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Aktualisht, i dyshuari është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit.

“Ky aksion është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e vazhdueshme kundër krimeve të organizuara dhe trafikut të narkotikëve, duke dëshmuar angazhimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale që rrezikojnë shëndetin e rinisë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës mbetet e angazhuar për të zbuluar dhe parandaluar çdo aktivitet kriminal që kërcënon sigurinë dhe rendin publik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?