Nol Nushi lirohet nga akuza për huliganizëm në protestën e 2015-ës

Nol Nushi lirohet nga akuza për huliganizëm në protestën e 2015-ës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tani sekretar në Partinë Socialdemokrate, Nol Nushi, lidhur me akuzën për veprimet në protestën e mbajtur në nëntor të 2015-ës, saktësisht për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”. Aktgjykimi ndaj Nushit u shpall të mërkurën nga gykatësja […]

Aktgjykimi ndaj Nushit u shpall të mërkurën nga gykatësja Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi“, transmeton Periskopi.

Nushi u lirua nga akuza për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, me arsyetimin se nuk është vërtetuar se ka kryer veprimet e përshkruara si në aktakuzë.

“Nga administrimi i provave në këtë shqyrtim gjyqësor, gjendja faktike e përshkruar si në pikën 1 të dispozitivit nuk është vërtetuar”, tha gjykatësja.

Ndërsa, për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Gjykata refuzoi akuzën.

Në shpallje të aktgjykimit, Nushi nuk ishte i pranshëm.

Për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, prokurori Valdrin Krasniqi gjatë fjalës përfundimtare më 10 mars 2025, është tërhequr nga ndjekja penale, me arsyetimin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se i pandehuri e ka kryer këtë vepër.

Kurse, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, gjyqtarja Donikë Shala-Abdyli në seancën e 7 shkurtit 2023, njoftoi se për të njëjtën ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 18 janar 2016, i akuzuari Nol Nushi ngarkohej se më 17 dhe 18 nëntor 2015, prej orës 12:00 deri rreth orës 20:00, ka marrë pjesë në turmën-protestën, e cila protestë ka eskaluar dhe përkundër faktit se forcat e rendit ishin rreshtuar dhe po mbanin situatën nën kontroll, Nushi si pjesëmarrës aktiv i protestës akuzohet se ka sulmuar seriozisht policët e Kosovës duke i goditur me gurë, kubëza betoni dhe mjete të tjera të forta.

Tutje, në aktakuzë thuhet se si pasojë e këtyre veprimeve, janë shkaktuar lëndime të rënda trupore si dhe dëme të mëdha materiale, si në pronën shoqërore edhe në prona private.

Me këtë, sipas prokurorisë, Nushi akuzohej se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 421, par.1, dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, nga neni 410, par.2 të Kodit Penal. Po ashtu, ngarkohej edhe me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333, të Kodit Penal

“Të përkushtuar ndaj stabilitetit në rajon”- NATO me deklaratë me mesazhet kryesore të Rutte në Prishtinë e Sarajevë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?