Njoftim me rëndësi nga Ambasada e Kosovës në Gjermani

Në një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Gjermani, ambasadori i Kosovës në këtë shtet, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të shtetasve të Kosovës si shtetas të Serbisë në Gjermani, i cili ka zgjatur për më shumë se 17 vjet, ka marrë fund. Deri më tani, […]
Deri më tani, qindra mijëra qytetarë të Kosovës janë regjistruar në mënyrë automatike dhe të gabuar në komuna të ndryshme gjermane si shtetas të Serbisë, një çështje e cila ka shkaktuar shqetësime dhe pasiguri për shumë vite.
“Kam kënaqësinë e veçantë t’iu njoftoj se, si rezultat i punës dhe angazhimit tonë politik, ky problem i pazgjidhur dhe i trashëguar prej vitesh do të marrë fund. Nga sot e tutje, shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas të Serbisë.”, ka thënë Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Gjermani.
Ky hap shënon një arritje të rëndësishme për qytetarët kosovarë në Gjermani, duke siguruar trajtim të drejtë dhe njohje të plotë të shtetësisë së Kosovës. Ambasada e Kosovës ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë këtij procesi.












