Një padi e re kundër Diddy përmend edhe dy personazhe të tjerë të famshëm

Një padi e re kundër Diddy përmend edhe dy personazhe të tjerë të famshëm

Padia e re kundër Sean Combs Diddy përmend gjithashtu dy personazhe të famshëm që akuzohen për përdhunim në grup së bashku me reperin. Gjegjësisht, një grua e identifikuar si Ashley Parham ngriti një padi kundër P Diddy, komedianit Druski dhe yllit të NFL Odell Beckham Jr., duke i akuzuar ata për sulm seksual ndaj saj […]

Gjegjësisht, një grua e identifikuar si Ashley Parham ngriti një padi kundër P Diddy, komedianit Druski dhe yllit të NFL Odell Beckham Jr., duke i akuzuar ata për sulm seksual ndaj saj në vitin 2018.

Ylli i NFL, Odell Beckham Jr. dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin e Ashley Parham në një shtëpi në Orinda, Kaliforni, në mars 2018.

P. Diddy

Gjatë përdhunimit të dyshuar në grup, të pandehurit e tjerë thuhet se e quanin Beckham “Cornelius”, që është emri i tij i dytë.

Beckham u shfaq edhe në rrjetet sociale dhe bëri një reagim rreth këtij pretendimi.

“Unë me të vërtetë nuk mund të besoj se emri im përmendet në këtë situatë. Nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në këto pretendime. Nuk e di dhe nuk e kam takuar asnjëherë personin që ka bërë ankesën. Nuk kam bërë kurrë diçka të tillë dhe nuk do t’ia bëja askujt një gjë të tillë. Jam i bindur se këto akuza qesharake kundër meje do të hidhen poshtë”, tha ai.

Odell Beckham Jr.

Një tjetër personazh i famshëm i përmendur në padi është komediani dhe aktori Druski, emri i vërtetë i të cilit është Dreë Desbordes. Ai u akuzua gjithashtu për pjesëmarrje në një përdhunim në grup, por ai menjëherë i mohoi akuzat dhe tha se ishte “plotësisht i sigurt” se do të ishte i pafajshëm.

“Ky pretendim është një gënjeshtër e sajuar. Unë nuk kam qenë as personazh publik në vitin 2018”, shkroi mes tjerash në X, raporton telegrafi.

Druski

P Diddy dyshohet se përdori një telekomandë për të përdhunuar një grua në përpjekje për t’u hakmarrë pasi ajo tha një muaj më parë se besonte se ai kishte diçka të bënte me vrasjen e Tupac.

Për kujtesë, P Diddy u arrestua më 16 shtator në New York dhe do të qëndrojë në paraburgim deri në fillimin e gjyqit, i cili është caktuar për 5 maj të këtij viti. 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya