Ndalimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, komuna e Prishtinës: Projekti s’e cenon asnjë objekt, as ato të trashëgimisë kulturore

Ndalimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, komuna e Prishtinës: Projekti s’e cenon asnjë objekt, as ato të trashëgimisë kulturore

Drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, dhe drejtori i Planifikimit, Arber Sadiki, kanë mbajtur një konferencë për media. Periskopi sot gjatë ditës ka raportuar lidhur me vendimin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore për ndalimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”. Drejtori i Planifikimit, Arber Sadiki, ka theksuar se projekti nuk dëmton trashëgiminë […]

Drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, dhe drejtori i Planifikimit, Arber Sadiki, kanë mbajtur një konferencë për media.

Periskopi sot gjatë ditës ka raportuar lidhur me vendimin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore për ndalimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.

Drejtori i Planifikimit, Arber Sadiki, ka theksuar se projekti nuk dëmton trashëgiminë kulturore, por përkundrazi i kontribuon asaj, transmeton KosovaPress, përcjell Periskopi.

“Projektet në fjalë nuk dëmtojnë asetet e trashëgimisë kulturore, ato përkundrazi i kontribuojnë asaj, sikurse në të gjitha agjendat botërore moderne. Nuk e di se çfarë kuadri mund të cenohet. Nuk e kemi problem dhe nuk jemi këtu për ta kundërshtuar asnjë institucion. E dimë se ajo që po bëjmë nuk cenon asgjë në trashëgiminë kulturore”, ka deklaruar Sadiki.

Ndërsa, drejtori i Transformimit, Gëzim Kastrati, e ka cilësuar vendimin e Inspektoratit si të padrejtë dhe të bazuar në standarde të dyfishta.

“Inspektorati po punon me standarde të dyfishta. Projekti ‘Xhorxh Bush’ nuk i cenon as objektet as ato të trashëgimisë, përkundrazi i çel ato. Patjetër që do marrim leje. Projekti i ka shtatë faza, faza e parë nuk ka nevojë për leje sepse jemi duke intervenuar në infrastrukturë nëntokësore. Fazat tjera, që punimet vazhdojnë, sepse urbanizmi ka lëshuar pëlqim, ne ende nuk kemi hyrë ende te trashëgimia kulturore. Këto kanë karakter tendencioz”, ka deklaruar Kastrati.

Zyrtarët komunalë theksuan se projekti do të vazhdojë sipas planifikimit, duke siguruar që të gjitha procedurat ligjore të respektohen.

Ndalohen punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?