”Ligji i ri për Qeverinë obligon Kurtin dhe ministrat që fituan votat për deputet, të japin dorëheqje nga pozitat e tyre”

”Ligji i ri për Qeverinë obligon Kurtin dhe ministrat që fituan votat për deputet, të japin dorëheqje nga pozitat e tyre”

Sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar që drejton kreu i LVV-së, Albin Kurti, e të cilët kanë arritur të fitojnë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur deputet, duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve […]

Pika e parë e Nenit 26 të këtij Ligji, thotë se në rast se një anëtar i Qeverisë në detyrë, zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë, para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Përveç Ligjit për Qeverinë, kjo çështje rregullohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku specifikohet në mënyrë të qartë se ushtrimi i dy pozitave në të njëjtën kohë është i pamundur.

Neni 70 i Kushtetutës së Kosovës për “Mandatin e Deputetit”, sqaron se mandati i deputetit fillon në ditën e certifikimi të rezultateve.

“Mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.

Ndërkohë në të njëjtin Nen, sqarohet se nuk mund të jesh në të njëjtën kohë edhe deputet dhe anëtar i kabinetit qeveritar.

“Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse: (1) nuk bën betimin; (2) jep dorëheqjen; (3) emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës;”, thuhet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Se duhet të japin dorëheqje një ditë para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit e thotë edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Cakolli ka sqaruar se shumica e anëtarëve të kabinetit aktual qeveritar, të cilët kanë fituar mandate, duhet që ditën para certifikimit të rezultateve, të japin dorëheqje nga pozita e tyre , duke e kaluar Qeverinë në statusin e “Qeverisë në detyrë”

Cakolli ka thënë se një përcaktim i tillë ligjor është për të shmangur papajtueshmërinë, meqë edhe Kushtetuta e përcakton që dikush s’mund të jetë anëtar i dy pushteteve, legjislativ dhe ekzekutiv, në të njëjtën kohë.

“Qëllimi i një përcaktimi të tillë ligjor është që në seancën konstituive, të mos kemi raste të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit, meqë Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, e përcaktojnë që dikush nuk mund të jetë njëkohësisht anëtar i dy institucioneve të pushteteve të ndryshme – në këtë rast legjislativit dhe ekzekutivit”, ka thënë Cakolli.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Ligji në fjalë duhet të sqarojë nenin e Kushtetutës dhe ta bëjë të zbatueshëm.

“Në rastin konkret ligji ka dal jashtë kornizave të Kushtetutës duke krijuar situata dhe vakum institucional nga betimi i deputetit deri të zgjedhja e qeverisë”, ka thënë Miftaraj për Express.

Nga kabineti aktual qeveritar, votat e mjaftueshme për deputet i kanë fituar, Albin Kurt, Donika Gërvalla-Schëarz, Faton Peci, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Ejup Maqedonci, Hekuran Murati, Hajrulla Çeku, Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Rozreta Hajdari, tre ministra që janë nga komuniteti pakicë e qe kanë arritur të bëhen deputetë, Elbert Krasniqi, Nenad Rashiq, Fikrim Damka, dhe zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, transmeton Periskopi.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, s’ka marrë fare pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe gjithashtu edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi s’ka qenë pjesë e procesit zgjedhor.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?