LDK i reagon Çekut: VV përdor pushtetin për interesa të ngushta, Qeveri bllokadash

LDK i reagon Çekut: VV përdor pushtetin për interesa të ngushta, Qeveri bllokadash

Një reagim i bërë nga ana e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ndaj të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për deklaratën e këtij të fundit se pa pozitën e kryeministrit nuk hyjnë në koalicion me partitë opozitare, ka ngjallur reagime të anëtarëve të kësaj partie, transmeton Periskopi. Përveç Doarsa Kica- Xhelili, është edhe Jehona Lushaku […]

Përveç Doarsa Kica- Xhelili, është edhe Jehona Lushaku Sadriu nga LDK ajo që i ka reaguar Çekut, duke thënë se ‘‘të jesh fitues i zgjedhjeve nuk do të thotë të keshë të drejtën të bllokosh projekte në nivele komunale’’, duke theksuar vendimin e sotëm të ministrit Çeku ‘‘për t’i ndaluar punimet në projektin e Sheshit “Xhorxh Bush”në Prishtinë’’.

Lushaku-Sadriu ka thënë  se ky vendim i Çekut tregon më së miri se si VV-ja e kupton pushtetin.

Postimi:

Qeveri bllokadash!

Ministri Hajrullah Çeku sot komentoi për fituesit e zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë dha urdhër për t’i ndaluar punimet në projektin e Sheshit “Xhorxh Bush”në Prishtinë.

Të jesh fitues i zgjedhjeve nuk do të thotë të keshë të drejtën të bllokosh projekte në nivele komunale, mbasi partia jote nuk qeveris në atë komunë. Ky veprim i Ministrit Çeku tregon më së miri se si e kuptojnë pushtetin në VV: pra, si një mundësi për të bllokuar çdo iniciativë dhe projekt të partive të tjera, qoftë edhe nëse me këtë i ndëshkojnë qytetarët e këtij vendi, në këtë rast të kryeqytetit të Kosovës.

Fakti që ata e përkthejnë pushtetin në një mjet për të penguar zhvillimin e projekteve për qytetarët e Kosovës është një tregues i qartë i mënyrës se si kjo Qeveri e Vetëvendosjes e përdor pushtetin për interesa të ngushta partiake.

Kjo është një dëshmi e plotë e mentalitetit që dominon në VV: bllokada dhe pengesa për çdo iniciativë që nuk është e tyre.

Për keqardhje!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?