“Lanë në gjysmë ëndrrën e tyre…” – reagimi prekës i Universitetit ku studionin dy vajzat që vdiqen sot në aksident

“Lanë në gjysmë ëndrrën e tyre…” – reagimi prekës i Universitetit ku studionin dy vajzat që vdiqen sot në aksident

Kosova sot është tronditur nga aksidenti i rëndë që ndodhi në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, në Ranillug, i cili iu mori jetën dy vajzave dhe la të lënduar një vajzë tjetër. Dy viktimat që humbën jetën tragjikisht në këtë aksident janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, ndërsa motra e Arbnorës e cila mbeti e […]

Kosova sot është tronditur nga aksidenti i rëndë që ndodhi në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, në Ranillug, i cili iu mori jetën dy vajzave dhe la të lënduar një vajzë tjetër.

Dy viktimat që humbën jetën tragjikisht në këtë aksident janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, ndërsa motra e Arbnorës e cila mbeti e lënduar është duke u trajtuar në spital, raporton Periskopi.

Viktimat e këtij rasti, Arbnora dhe Antiana, ishin studente në Fakultetin e Edukimit në Univesitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Pas vdekjes së tyre, ka ardhur edhe një reagim nga universiteti ku dy viktimat po i ndiqnin studimet, ku kanë shprehur ngushëllime për familjet Basha dhe Thaçi.

Në postimin e publikuar në web faqen e universitetit, thuhet se Arbnora dhe Antiana ishin vajza të zgjuara dhe studente të dalluara.

“Arbnora dhe Antiana do të mbeten në mendjen dhe kujtesën tonë, si vajza të zgjuarA dhe studente të dalluara, me të gjitha tiparet. Kjo humbje e madhe, la në gjysmë ëndrrën e tyre për rrugëtimin që kishin nisur”, thuhet mes tjerash në reagimin e universitetit.

Reagimi i plotë:

E nderuar Familje Basha, Familje Thaqi,

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të studenteve të Fakultetit të Edukimit, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ndan dhimbjen me familjet tuaja, të afërmit, kolegët dhe miqtë për këtë humbje të rëndë dhe të parakohshme.

Arbnora Basha, studente e dalluar dhe Kryetare e Këshillit të Fakultetit të Edukimit, la pas vetes një trashëgimi të angazhimit, përkushtimit dhe shembullit të një studenteje të përkushtuar. Po ashtu, humbja e Antiana Thaqit ka lënë një boshllëk të madh në mesin e komunitetit akademik dhe kolegëve të saj.

Arbnora  dhe Antiana do të mbeten në mendjen dhe kujtesën tonë, si vajza të zgjuar dhe studente të dalluara, me të gjitha tiparet.

Kjo humbje e madhe, la në gjysmë ëndrrën e tyre për rrugëtimin që kishin nisur.

Kjo tragjedi e rëndë na ka prekur të gjithëve dhe na ka lënë pa fjalë. Do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për kontributin dhe ëndrrat e tyre të papërmbushura.

Në emër të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe në emrin tim personal, ju përcjellim ngushëllimet dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira.

Ju lutem t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku

Rektori i UKZ-së

Aksidenti me fatalitet në Ranillugë – këto janë dy viktimat

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?