Kush, çka s’po dihet: VV-së ia “këput” edhe LDK-ja, këta të fundit opozitën e kushtëzojnë me karrigen e kryeministrit

Një derë e mbylli, e tjetrën e la hap, por me një “kusht”. Lidhja Demokratike e hodhi poshtë cdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë, por ndryshe veproi me Partinë Demokratike të Kosovës dhe partitë e tjera që janë shprehur hapur për të formuar një qeveri opozitare. Kësaj “iniciative” opozitare, LDK i […]
Lidhja Demokratike e hodhi poshtë cdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë, por ndryshe veproi me Partinë Demokratike të Kosovës dhe partitë e tjera që janë shprehur hapur për të formuar një qeveri opozitare. Kësaj “iniciative” opozitare, LDK i bashkohet vec nëse e mer postin e Kryeministrit.
Kështu të paktën u shpreh në një deklaratë para mediave, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Qëndrimi ynë elektoral e paraelektroal ka qenë se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë tani”, tha ai.
Bedri Hamza duke i komentuar këto deklarata të Abdixhikut, deklaroi se është i gatshëm për bashkëpunim, por e drejta është që kryeministria t’i takojë partisë më numër më të madh të deputetëve.
“Ne do ta thërrasim edhe LDK-në, edhe AAK-në, edhe të gjitha partitë tjera që kanë qenë në opozitë për të krijuar qeverinë. Për deklaratën e Abdixhikut, e lexova që ka vend për negociata. Është mirë me u ulë në tavolinë. Situata është e qartë. Partia Demokratike e Kosovës i ka 24 deputetë dhe partitë tjera opozitare kanë më pak deputetë. Mendoj që kjo është edhe e drejtë,” tha Hamza në Rubikon.
LDK kërkoi postin e kryeministrit, Hamza i përgjigjet: Jemi të hapur me bisedu
Ndërsa, të hënën, Kryeminstri në detyrë u shpreh i bindur se qeveria e ardhshme e Kosovës do të udhëhiqet nga ai dhe nga VV-ja.
Numri dy në LVV, Glauk Konjufca, ka deklaruar për një media italiane se synojnë që ta formojnë Qeverinë me partitë joserbe.
Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor, AAK dhe NISMA.
Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” s’i ka vendosur VV-së vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nisma-s.
Ndryshe, rruga për formimin e institucioneve të reja do të hapet vetëm pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë certifikuar rezultatin zgjedhor.
Numërimi i votave ka përfunduar, dhe tani procesi është në fazën e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme./Periskopi












